Tabaku takime me biznesin e vogël në Tiranë, ja ankesat e tregtarëve për ish-deputeten e PD

E Enjte, 25 February 2021 12:09


Ish –deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijoi takimet me biznesin e vogël në Tiranë.

“Tregu Elektrik” dhe “Lagjia e Tabakëve”, ishin ndalesat e rradhës, ku Tabaku dëgjoi problematikat e tregtarëve të vegjël. Ata u shprehën se janë në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen e biznesit të tyre.

“Këtu ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm! Ndodh paradoksi që janë 5 veta që pasurohen dhe janë 95% tjerë që vuajnë për bukën e gojës. Sepse të marrësh një spec dhe një patate është mëshirë”, tha një tregtare.

Tregtarët i shprehën shqetësimin ish-deputetes Tabaku se janë rënduar vazhdimisht nga taksat vendore e qëndrore, nga të cilat nuk u lehtësuan as në periudhën e pandemisë. Ata thanë se biznesi kërkoi disa herë ndihmë dhe se shqetësimet që paketa e ndihmës financiare që miratoi qeveria ishte e pamjaftueshme nuk u dëgjuan asnjëherë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...