Xhixho: Marrëveshja PD-LSI shkon përtej zgjedhjeve të 25 prillit

Hënë, 01 Mars 2021 21:01

 

PD-ja dhe LSI-ja, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në dokument ishin renditur dhe 13 prioritetet që PD dhe LSI do të kenë në qeverisjen e ardhshme nëse arrijnë të fitojnë zgjedhjet. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e cilësoi bashkëpunimin si “koalicionin më të gjerë që Shqipëria ka pasur në 30 vjet”. Ajo tha se dy partitë do të garojnë në një front pavarësisht se do të kenë dy lista kandidatësh për deputetë.

”Kjo është një marrëveshje formale në sensin e një fronti opozitar por angazhimet tona dhe angazhimet e kësaj marrëveshje janë angazhime të dy liderëve dhe forcave politike për qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit. Çdo qytetar kërkon një qeveri të përgjegjshme dhe ata shprehen me votë për dështimet. Rilindja do të marri ndëshkim historik më 25 prill”, u shpreh Xhixho për ”Euronews Albania”.

 

Ajo tha se taktika për të dalë më dy lista është bërë në mënyrë që LSI të paraqitet me siglën e saj në fletën e votimit. Por, LSI dhe PD në qarqe me pak votues, siç janë Kukësi dhe Dibra, do të jenë me një listë kandidatësh në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë mandate deputetësh për ballë PS-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...