Prof. Dr. Tritan Kalo i jep fund bashkëpunimit me Komitetin e Ekspertëve, sqaron arsyet e largimit

E Enjte, 04 Mars 2021 09:54

 

"4 Marsi shënon edhe fundin e bashkëpunimit tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri". *Shënim në profil në Fb.

Nga Prof. Dr. Tritan Kalo.

 

Kohë kovidiane. 4 mars 2021 - Mjek dje, sot dhe në çdo kohë. Mjek në ditë të mira por edhe në ditë të vështira për vendin.

 

Thjeshtësia, përkushtimi, puna dhe profesionalizmi të nxjerrin të denjë e të papërlyer në bregun e lumit të jetës profesionale.

 

“Maturia nis të shfaqet kur merakosemi më shumë për të tjerët se sa për veten” – shprehet mëndja më brilante e shekullit të 20-të Albert Ainshtain.

Si mjek, si prind, si qytetar dhe si atdhedashës, më është dashur dhe më duhet të bëj shumë e shumë sakrifica.

Vendi i mjekut-qytetar është aty ku ai, për çdo çast duhet të kontribuojë në rrallë të parë për mirëqenien shëndetësore të bashkëkombasve të tij.

Atdhe quhet vendi ku ke lerë, ku ke ndarë të mirat dhe të këqijat e tij e tij me bashkëkombasit e tu.

Ai duhet në përjetësi jo vetëm kur i mjel atij të mira e tij përmes projekteve OJQ-ëiste apo përmes bashkpunimeve me “Qeveriun” e rradhës.

Këshillat nga larg në rehatinë e Berlinit, Austinit, Nju Jorkut, Romës, Madridit, Londrës, Athinës, Ankarasë apo të Parisit, kanë më shumë vlerë kur ideshprehësit e tyre u bëhen krahë kolegëve mantelbardhë, të cilët sot venë edhe jetën e tyre në rrezik, për “të çliruar shëndetin e bashqytetarëve të tyre” nga kjo murtajë e shekullit të XXI me emrin “Sars-Cov2/Covid-19”…

Nëse një pjesë e juaja kanë marë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte ta majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj…

Nëse veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, ju mëshiroj.

Më 31 janar 2020 është krijuar nga MSHMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si mjek, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij.

Si kurdoherë edhe kësaj here “Pordhitika” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”.

Kemi ekzistencën e njëkohshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- Atë të Qeverisë aktuale, 2 - Atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- Atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë.

Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore.

Turp dhe shkuar turpit. Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”….

Gjithologët dhe anal-istët na mbinë kudo dhe ngado, brënda dhe jashtë kufijve gjeografikë të trojeve arbërore….tollovija e krijuar në mëndjet tona kurrë nuk ka qënë më e madhe.

Qoftë kjo edhe e fundit në udhën e demokratizimit dhe të mbrothësimit të trojeve arbërore, atdheut të përbashkët të të gjithë shqiptarëve kudo që ato sot frymojnë…..

4 marsi shënon edhe fundin e bashkëpunimit tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”.

Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim.

Nëse dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë.

Unë këtu jam dhe kurrë nuk do heq dorë nga kontributi, për t’u shërbyer atyre që besojnë në punën, përkushtimin dhe profesionalizmin tim, por edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë pandemi, nëse një gjë e tillë do të vijojë ende të më kërkohet.

“Together forever

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...