“Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore”/ Ilir Meta: Ka marrë fund indiferenca përballë parimit stalinist që “rëndësi ka kush numëron”

E Enjte, 04 Mars 2021 11:45

 


Presidenti Ilir Meta deklaroi sot gjatë një mbledhje me përfaqësues të shoqërisë civile se nuk pret nga drejtësia që të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kreu i shtetit solli në vëmendje që Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, ndërsa shprehu bindjen se nga zgjedhjet e lira do të çlirohet edhe drejtësia

“Dua t’ju them bindjen time se unë nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse i dimë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe mënyra se si është zbatuar reforma në drejtësi. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht. Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike”, tha Meta.

Kreu i shtetit theksoi se ka marrë fund indiferenca përballë parimit stalinist, “nuk ka rëndësi kush voton por kush numëron”.

“Së bashku të rrisim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet. Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, shtoi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...