“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe të Ramës. Pa e larguar, nuk ka ndryshim.

Hënë, 08 Mars 2021 12:06

 

Nga selia blu, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi të hënen se shqiptarët jane të lodhur nga premtimet boshe të Ramës. “Pa e larguar, nuk ka ndryshim”, tha ajo.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një shkretëtirë për të rinjtë dhe profesionitët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët.

Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në vend secili mund të ndërtonte një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë.

Edi Rama që ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses.

Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju.

ü Pagat duhet të jenë më e larta.
ü Shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune.
ü Ju meritoni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj.
ü Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin jashtë.
ü

Për të patur sukses, ne duhet të ndërrojmë qeverinë, sepse me Ramën kemi ngelur në vendnumëro për 8 vite.

Nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është poshtë tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe pa larguar atë, nuk do të ketë ndryshim.

Lajmi i mirë është se njerëzit e kanë kuptuar këtë.
E shohim entuziazmin në rrugë. Na e thonë qytetarët në çdo ditë, në çdo takim dhe nçdo cep të Shqipërisë!

Shqiptarët duan ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe të Ramës, të cilat, të gjithë e dimë se nuk do t’i mbajë.

Është koha për ndryshim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...