Rama: Do sjellim punëtorë afrikanë, shqiptarët dembela!

Saturday, 20 Mars 2021 09:13

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e programit elektoral të PS-së për mandatin e tretë, sipas tij. Veç premtimeve të përsëritura prej 23 vitesh në politikë, ai i për ujë 24 orë në ditë dhe dëshirës për të marrë timonin për herë të tretë, kryeministri ka folur dhe për papunësinë. Dje, për të justifikuar mungesën e vendeve të punës, kreu i qeverisë fajësoi shqiptarët që sipas tij rrinë gjithë ditën kafeneve. Sipas kryeministrit, dembelizmi i shqiptarëve ka bërë që në Shqipëri të vijnë punëtorë nga vendet e tjera. “Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë se duan punë, duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, ka filluar të ndodhë dhe në Shqipëri do të jetë gjithmonë e më intensive, sidomos në shërbime” u shpreh Rama. Deklarata e kreut të qeverisë duket si një justifikim për faktin se pas tetë viteve në pushtet ende nuk ka mbajtur premtimin e bërë mandatin e parë për 300 mijë vende pune. Pra kryeministri i thotë shqiptarëve se vende pune ka plotë, por jo jeni dembelë që rrini kafeneve, dhe ne jemi të detyruar të marrim punëtorë nga vendet e tjera. Në fakt, gjatë tetëve viteve të qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri ka një kategori punëtoresh të huaj që kanë ardhur në mënyrë gati masive. Janë shtetas nga vendet e Afrikës së Veriut, kinezë dhe turq që punojnë në kompani të huaja dhe së fundi janë marrë dhe nga kompani vendase. Për të lehtësuar procedurat e punësimit, pak muaj më parë qeveria “Rama” ndryshoi dhe ligjin për lejet e qëndrimeve dhe për siguracionet e kompanive që kanë punëtorë të tillë. Por në deklaratën e Edi Ramës ka një mashtrim dhe tallje të madhe me qytetarët shqiptarë, që i paraqet jo për herë të parë, si dembelë, përtacë, llafazanë dhe njerëz që nuk e duan punën. Ndërkohë që Shqipëria ndryshon ligjet për punëtorë nga Afrika e Veriut apo vende të botës së tretë, shqiptarët që nga viti 2013 kanë nisur të ikin nga sytë këmbët. Në tetë vite janë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë emigruar masivisht dhe shumica e tyre janë të rij, që përbejnë dhe bazën kryesore të krahut të punës në vend. Dembelët që pretendon kryeministri Edi Rama pranojnë të shkojnë në vendet e BE, pa dokumente dhe me kushte më të këqija, sepse pagat dhe jetesa në Shqipëri është e papërballueshme. Sigurisht, një siriani apo afgani mund t’i duket si pagë e mirë 200 dollarë në muaj, por një i ri në Shqipëri nuk ka çfarë të bëjë me ato para. Nuk është çështje racizmi dhe as ksenofobie e shoqërisë shqiptare, por nëse banorë të vendeve të botës së tretë Shqipëria u duket parajsë, kjo nuk do të thotë se është kështu dhe për shqiptarët. Në tetë vite, kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë çdo gjë që të largojnë të rinjtë nga vendi dhe krahun e punës. Fillimisht kanabizimi, më pas kriza ekonomike dhe bllokimi i gjithë investimeve të huaja kanë bërë që të rinjtë të mos shohin asnjë shpresë në këtë vend. Në çdo sondazh që bëhet tek të rinjtë e moshës nën 30 vjeç, gati 90 % e tyre thonë se nuk e shohin të ardhmen e tyre në ketë vend. Largimet masive të qytetarëve drejt vendeve të BE, kanë ardhur për shkak se nuk pranojnë të jetojnë në një vend që është gjeografikisht pjesë e BE dhe ka paga si vendet e botës së tretë. Për të mbuluar dështimet e tetë viteve qeverisje, kryeministri ka zgjedhur që jetesën shqiptarëve ta krahasojë me vendet e Afrikës dhe shtetet që janë në luftëra të përgjakshme. Shqiptarët e votuan tetë vite më parë që të krahasoheshim me shtetet e BE dhe jo me pagën dhe jetesën e një qytetari në Siri apo në Irak. Fakti që kryeministri bën krahasime të tilla, tregon se jo vetëm tallet me ata që e votojnë, por as nuk i intereson se çfarë ndodhë me qeverisjen e tij. Dje kërkoi timonin për të marrë mandatin e tretë, duke deklaruar hapur se pasi të marrë votat shqiptarët do t’i zëvendësojë me afrikanët.

 

Ndaj shqiptarët të jenë të vëmendshëm me 25 prill, të votojnë ndryshimin./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...