Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një urim për qytetarët me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit.
Presidenti Meta thotë se një shpresë e re po lind për shqiptarët, dhe një epokë me mundësi të reja po çel, bashkë me rigjallërimin e natyrës.
“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!
U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!
Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!
Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!”- shkruan Presidenti Meta në urimin e tij.