Konventa Jugosllave -Turke e vitit 1938 per shpernguljen e shqiptarev

Tuesday, 23 Mars 2021 11:49

 

Historia dhe leksionet e saj janë dhe do të jenë nga më të rëndësishmet fakte në historinë e njerëzimit sepse prej tyre nuk vjen vetëm e vërteta ,por edhe mësimet për të ardhmen.
Marrdhëniet mes shteteve ,sidomos atyre fqinje ,të vërtetat historike duhet t'i dijnë pavarësisht çfarë sjell politika ,gjeopolitika,gjeostrategjia vit pas viti, dekadë pas dekadë,shekull pas shekulli.
Një nga këto të vërteta që duhet risjellë në vëmendje aq më tepër sot është fakti i shpërnguljes së shqiptarëve nëpërmjet Konventës Jugosllavo-Turke të vitit 1938.
Në fakt shpërngulja masive e shqiptarëve për Anadoll kishte nisur që në vitin 1978.
Por negociatat për legalizimin e shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi kishin nisur në nivel bisedimesh ndërministrore në 1933.
Takimi për grumbullimin e këtyre qëndrimeve është mbajtur në ministrinë e punëve të jashtme Jugosllave.
Një sqarim shumë i rëndësishëm për lexuesin shqiptar është fakti se kur themi Jugosllavi në këtë moment dhe këtë temë kuptojmë Serbinë ,Beogradin . Jugosllavia ishte federatë,
me Kroacine, Slloveninë etj.
Por platforma anti shqiptare që nga lufta,genocidi,shpërngulja ishte platformë e Serbisë, Beogradit, pra nuk kishte lidhje me shtetet e tjera anëtare .

Plani ogurzi i shpërnguljes së shqiptarëve ishte dhe në vazhdën e euforisë se Serbisë në atë kohë pasi u realizua me shumë lehtësi marreveshja Romuno- Turke për shpërnguljen .
Ministri i jashtëm turk i asaj kohe Ruzhdi Arasin kishte raportime të mira përsa i përket kuadrit të shpërnguljes së popullsisë turke nga Rumania ,Bullgaria,Jugosllavia për në Turqi .
Në këtë kuadër filloi dhe zbatimi i planit ogurzi të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi .
Ishte koha e diplomacisë me premisa tregtie me popullin . Në fillim ishte planifikuar shpërngulja e 200 mijë banorëve nga Kosova dhe Maqedonia ,me një rregull kriminal që pjestarët që do të shpërnguleshin nuk do të kishin të drejtë kthimi .

Si paraqitej situata në planin ndërkombëtar ?
Në atë kohë më iniciativën e Francës ishte krijuar blloku i Antantës ,bënin pjesë Jugosllavia Rumania Greqia dhe Turqia.
Përpos misioneve të tjera ky bllok kishte një qëllim kryesor :Mos depërtimin e ndikimit italian në Ballkan .
Nga ana tjeter Lidhja e Kombeve (OKB) që në vitin 1927, kur vinte puna tek shqiptarët , argumenti "verbal"diplomatik kishte ngadhënjyes gjithnjë mbi atë faktik .
Një e vërtetë e trishtë kjo që herë pas here ngre kryet edhe në ditët e sotshme ,ku faktet dhe realiteti nuk shihen qartë ,nuk duhet të shihen qartë sepse ngadhënjen argumenti verbal diplomatik .
Konventa Jugosllavi Turke e vitit 1938 është një akt kriminal,po të marrim parasysh edhe faktin nga dokumentat historike mjerimin ku familjet shqiptare gjendeshin në Ankara . Konkretisht në 1 tetor 1934 përfaqësia diplomatike Jugosllave në Ankara njoftonte ministrinë e punëve të jashtme të Jugosllavisë se 81 familje shqiptare gjendeshin në gjendje të mjeruar .

Por atyre nuk u lejohej në bazë të nenit 55 të ligjit mbi shtetësinë Jugosllave të ktheheshin në vendlindje.
Shpërngulja ishte e dhunshme por bëhej edhe në mënyrë perside po të llogarisim kushtet ku ndodhej Kosova gjatë viteve 1913-1915, por edhe me vone.
Për hir të politikës diplomacia e republikës turke e asaj kohe sakrifikonte një popullsi e cila kurrë nuk kishte ëndërruar të shkrihej dhe të asgjesohej në Anadoll. Edhe vetë Ataturku ishte i vetëdijshëm për pasojat tragjike që kishte shpërngulja e shqiptarëve , Kosovës dhe vendosjes së tyre në Anadoll por nuk ndërhyri në përjashtim të ndonjë rasti në vitin 1924 ,por ai nuk ndërhyri asnjëherë edhe pse e dinte fare mirë se shqiptarët dhe turqit nuk kanë asgjë të përbashkët nga pikëpamja kombëtare .
Mbetet emblemë dhe sot e kësaj dite fjala e të vetmit deputet shqiptar në parlament në atë kohë në Federatë i cili proteston kundër shpërnguljes së shqiptarëve me këto fjalë :"Une dhe populli im nuk jemi turq , ne në pazar nuk mund t'na nxjerrë askush ,as Europa jo më Bogolub Jeftiqi "
Kjo strategji ogurzezë pati pasojat e veta ,të forta të mjerueshme duke cilësuar shqiptarët si turq ,Beogradi kërkonte t'i treste shkretëtirave të Anadollit.
Historia duhet të jetë mësimi ,leksioni dhe Bibla jonë ,pasi synimet e Serbisë të kamufluara me mjetet ,strategjitë dhe rrethanat e shekullit të XXI mbeten po ato .
Dhe rrenegetet dhe dashnorët e strategjisë serbo turke nuk mungojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...