Sulmi ndaj BE paralajmëron humbjen e Ramës me 25 prill

E mërkurë, 24 Mars 2021 08:17

 

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje me akuza dhe një gjuhë të papranueshme ndaj Bashkimit Europian. Shkak për shpërthimin jonormal të kryeministrit të një vendi që kërkon të hyjë në Europë është bërë prania e Komisioneres së BE për Kulturën dhe Edukimin, Maria Gabriel në një takim të organizuar nga Partia Demokratike. Me të njëjtën retorikë si në kohën e Ever Hoxhës, kryeministri ka folur për futje hundësh dhe çështje të brendshme të Shqipërisë. “Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtet të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”,- deklaroi Edi Rama në një postim në Tëitter. Deklarata sulmuese ndaj BE dhe me një gjuhë të papranueshme diplomatikisht nuk është bërë ndaj një shteti të veçantë dhe as ndaj një zyrtari të veçantë. Mariya Gabriel është anëtare e Komisonit Europian, ose siç njihet ndryshe “qeveria e BE”. Ndaj dhe Edi Rama dje nuk ka shprehur rezerva për një zyrtare, por ai akuzuar hapur Bashkimin Europian për “futje hundësh” në punët e brendshme të Shqipërisë. Më shumë sesa një deklaratë që dallohet nga toni i përdorur që është bërë në nerva e sipër dhe në një moment acarimi kur shikon se po shkon drejt humbjes me 25 prill, qëndrimi i djeshëm i kryeministrit Rama tregon për një ndarje totale mes qeverisë së tij dhe Bashkimit Europian. Të akuzosh komisionerin e BE se po fut hundë në punët e Shqipërisë është sjellje që vetëm ministrat e Rexhep Tayp Erdogan e kanë bërë ndaj BE. Asnjë vend që është në proces për çeljen e negociatave dhe që ka pranuar autoritetin e BE për të ndjekur zhvillimet e brendshme nuk ka guxuar të flasë në këtë mënyrë. Deklarata e Edi Ramës nuk ka asnjë shpjegim politik apo diplomatik. Në mënyrë të qartë ajo është shprehja paralajmëruese e humbjes së pushtetit dhe izolimit që Rilindja po ndjen nga ndërkombëtarët. Qëndrimet e fundit të ndërkombëtarëve ndaj opozitës, mesazhet që po vijnë nga SHBA, BE dhe Gjermania, gjithmonë e më dukshëm janë në favor të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri. Ndërkohë mediat në Gjermani publikonin dje sesi një deputet gjerman po hetohet për korrupsion, i cili ka zhvilluar takime private (pa lejen Bundestagut) në Tiranë vetëm për të takuar Edi Ramën dhe për t’i dhënë atij mbështetje gjatë krizës politike. Të gjithë këto zhvillime që flasin për klimë të re dhe qëndrime ndërkombëtare kundër qeverisjes “Rama” kanë sjellë dhe reagimin e papranueshëm të kryeministri Edi Rama dje. Nuk është thjeshtë prania e një komisionere në një takim të opozitës, ajo që ka shqetësuar Edi Ramën. Manovra të tilla me përfaqësues ndërkombëtar Edi Rama ka zhvilluar vetë sa herë ka pasur mundësi. Në mes të garës elektorale pritet të sjellë në Fier presidentin e Turqisë për të prerë shiritin e inaugurimi të një spitali dhe sërish kjo PS nuk i duket si ndërhyrje e një vendi tjetër në fushatë. Kemi arritur në pikën kur Erdogan mund të vijë të bëjë fushatë për Edi Ramën sa herë të dojë dhe kjo quhet normale, por nëse një përfaqësues i lartë i BE merr pjesë 5 minuta në një takim të opozitës, ky quhet krim dhe futje hundësh e Europës në punët e Shqipërisë. Marrëdhëniet me Turqinë, Kinën apo Rusinë nuk janë prioritet i politikës sonë të jashtme, ndërkohë që marrëdhëniet me BE dhe integrimin në këtë Union, çdo kryeministër ka detyrim kushtetues ti këtë prioritet. Deklarata e djeshme e Edi Ramës kundër BE është sinjali më i fortë i përplasjes që kjo qeveri ka nisur më Perëndimin. Fjalori i kryeministrit kundër një zyrtareje të lartë është identik me atë të çdo autokrati që ndjen se po humbet pushtetin dhe do të shfaqet si sovranist. Në rastin e Ramës, situata është dhe më keq, kemi kryeministër një politikan që bën si sovranistë dhe i fortë më BE dhe nga ana tjetër si vasal dhe i nënshtruar me Turqinë.

BE mbetet endërr e çdo shqiptari ndaj sulmi dje ndaj komisioneres europiane, nuk është gjë tjetër veçse humbje e kontrollit mendor nda kryeministri kur shikon se po i rrëshqet pushteti në duart e opozitës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...