Kryemadhi në Mallakastër: Këtij qyteti do t’i rikthejmë identitetin duke vënë në punë rafinerinë e naftës

E mërkurë, 24 Mars 2021 17:54

 

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot kandidatin për deputet Ardian Alushi në Mallakastër. Kryemadhi deklaroi se Mallakastrës do i kthehet identiteti dhe do vihet në punë rafineria e naftës.

Ajo shprehu kënaqësi për pritjen dhe takimin me disa fëmijë, ndërsa u ndal më pas tek problematikat në zonë.

 

“Në radhë të parë dua t’iu falenderoj të gjithëve që janë pjesëmarrës. Në fakt pritja ishte fantastike, sepse kur erdha ishin shumë fëmijë. Nuk kishin ardhur për mua, por për stërvitje, sepse mesa duket ishin fëmijët e ekipeve zinxhirë të ekipit të Bylisit. Ishin të jashtëzakonshëm dhe u ndjeva shumë mirë, sepse kishte një energji pozitive, që na mungon në jetën tonë të përditshme. Na mungon energjia për shkak të politikës, për shkak të agresivitetit, për shkak të problematikave që kanë jo vetëm njerëzit, por e gjithë shoqëria shqiptare. Dhe ai sinqeriteti fëmijëror, ajo dashuri dhe çiltërsi jo vetëm që është energji pozitive, por edhe motivim dhe një angazhim shumë i madh.
Unë gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në shumë qytete, sidomos në qarkun e Fierit, por edhe në Shqipëri dhe rrethet e vogla si xhep, siç është Mallakastra, Patosi, Roskoveci apo qytetet të tjera, janë vende të cilat po vijnë duke u shteruar dhe po shpopullohen. Është shumë ë vështirë që të shikosh fëmijë në rrugët e qyteteve apo edhe në fushat e sportit, sepse familjet e reja po largohen çdo ditë e më shumë.

Bato përmendi pak më përpara problematikat që ka Mallakastra, jo vetëm në bujqësi, blegtori, por edhe në sektorin e naftës. Unë nuk jam aq kompetente për të folur për sektorin e naftës, saç mund të flasë një nga njerëzit të cilët ju e njihni shumë mirë, Ardian Alushi, i cili kandidon nën siglën e LSI-së në listën tonë. Ai ka qenë drejtor i ARMO-s dhe të gjithë punonjësit e ARMO-s e mbajnë mend dhe e dinë shumë mirë që kur ai ishte drejtor, jo vetëm që kishin rrogat më të mira, jo vetëm që ARMO ishte në punë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte shumë më i ulët dhe punëtorët dhe naftëtarët që punonin në ARMO merrnin gjithmonë në fund të vitit shpërblime. Pra paguhej një naftëtar apo një punonjës i rafinerisë së naftës më shumë se një ministër, se kryeministri, presidenti e kështu me radhë.
Dhe problemet e naftës, siç i di Ardiani, por si Ardiani edhe shumë e shumë të tjerë, dhe aq më shumë ju që jeni këtu, ish-inxhinierë, ish-naftëtarë, ish-laborantë, apo gratë naftëtare që i kemi takuar në grevën e urisë, janë njerëz që e njohin problematikën e naftës, por edhe të gjithë historinë e saj dhe dinë edhe rrugëzgjidhjen e problemeve që ka”, deklaroi kryetarja e LSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...