Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka prezantuar paraditen e sotme kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka thënë se forca më e madhe e partisë që ajo drejton, janë të rinjtë, gratë dhe vajzat.
Më tej, Kryemadhi ka shtuar se Shkodra është promotore e zhvillimit dhe e dijes.
Nga kryeqendra e veriut, Kryemadhi ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po shkatërron monumentet historike për të ndërtuar kulla shumëkatëshe