Berisha:Mori peng dhe zhduku Jan Prengën/ ‘I superkërkuari’ Altin Hajri udhëheq fushatën e PS në Durrës dhe Shijak!

Premte, 26 Mars 2021 21:06

 

Edhe pse është personi më i kërkuar në Shqipëri, Altin Hajri që akuzohet për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ka zgjedhur jo vetëm të sfidojë strukturat e shtetit por edhe të udhëheqë fushatën e PS në zonën e Durrësit dhe Shijakut.

Denoncimin e ka bërë publikë qytetarë të ndryshëm, ndërkohë që është bërë i ditur edhe nga ish-kryeministri Berisha.

 

‘Ai është në kërkim për marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prengës! sb

 

Përshendetje Dr Edhe pse Partia Socialiste ka caktuar si drejtues të fushatës në Durrës dhe Shijak Adrian Çelën, drejtuesi de facto i fushatës së Partisë Socialiste në zonen e Shijakut është shtetasi Altin Bajram Hajri. Ky shtetas aktualisht është personi më i kërkuar në Shqipëri. Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Edhe pse policia e shtetit është në kërkim të këtij shtetasi ky lëviz i lirë në zonën e Shijakut së bashku me Ard Çelën duke bërë fushatë për Partinë Socialiste. Shtabi elektoral i Partisë Socialiste në fshatin Pjesëz është bërë në një ambjent ngjitur me shkollen e fshatit. Këtë objekt e ka blere përpara dy javësh Altin Hajri dhe e ka bërë zyrë shtabi elektoral. Në këtë ambjent bëhen edhe takimet me Adrian Çelën dhe Vangjush Dakon

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...