SHBA:Kush guxon të prekë votën do ndëshkohet

Saturday, 27 Mars 2021 10:01

 

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar dje ndëshkim për të gjithë drejtuesit e partive politike dhe kandidatët që do të cenojnë standardet e zgjedhjeve. Në një deklaratë të pazakontë para nisjes së fushatës, Ambasada Amerikane jep mesazhe të forta për partitë politike duke u kujtuar se prekja e votës do të marrë përgjigje të fortë. “Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”,- thuhet në deklaratën e SHBA duke shtuar se përgjegjësia nis nga udhëheqësit politikë. Qëndrimi amerikan edhe pse nuk thuhet publikisht nënkupton se persona që do të përfshihen në çështje që kanë të bëjmë me manipulimin e zgjedhjeve do të shpallen non grata. Deklarata e Ambasadës Amerikane kaloi dje pa vëmendje në median kryesore afër qeverisë, ndërkohë që mesazhet e këtij qëndrimi vijnë direkt nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe tregojnë shumë për klimën politike në vend dhe qëndrimet e qeverisë. Për herë të parë në një deklaratë të Ambasadës vihet theksi se SHBA mbështet ata kandidatë dhe parti që ofrojnë një partneritet me Amerikën. “Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partneritet me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane si një demokraci e fortë dhe e begatë”,- thuhet në deklaratë. Raportet mes SHBA dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë në diskutim dhe aq më pak në një fushatë elektorale. Zhvillimet e fundit të politikës së jashtme të qeverisë “Rama” kanë detyruar ambasadën që t’i rikthehet çështjes së marrëdhënieve mes dy vendeve njëlloj si në vitet ’90. Mesa duket, marrëveshjet e fundit të kryeministrit Edi Rama me Turqinë, marrja e vaksinave nga Rusia dhe firmosja e një kontrate për hapjen e një fabrike kineze që do prodhojë vaksina në Shqipëri kanë ngritur te aleati ynë kryesor pikëpyetje lidhur me orientimin e Shqipërisë. Fakti që ambasada thotë se partitë duhet të forcojnë një “të ardhme në partneritet me SHBA” është pjesa që i drejtohet pikërisht Rilindjes dhe kandidatëve të saj, sepse në opozitë nuk ka asnjë parti që apo kandidatë që të ketë vënë në pikëpyetje partneritetin me Amerikën. Qeveria “Rama” jo vetëm që e ka vënë në pikëpyetje, por marrëveshjet e fundit me Kinën dhe Rusinë shkojnë komplet kundër linjës së Departamentit Amerikën të Shtetit dhe politikës së jashtme të SHBA. Deklarata e Ambasadës së SHBA vjen pas një përplasje tashmë publike mes selisë diplomatike dhe qeverisë “Rama” për çështjen e kandidatëve me probleme ligjore në lista. Replikat e Edi Ramës për kandidimin e Tom Doshit janë vetëm pjesa më e dukshme e një konflikti që nuk mund të fshihet. Mes SHBA-ve dhe aleatëve të tij që ambasada i ka shpallur non grata, Edi Rama ka zgjedhur këtë të fundit. Bashkë me shumë probleme që ka qeverisja “Rama”, dalja hapur kundër SHBA është akti i fundit që tregon degradimin e pushtetit. Mënyra e vetme për të fituar sërish zgjedhjet është manipulimi i zgjedhjeve. Për këtë skenar ka reaguar dhe dje Ambasada e SHBA duke i kujtuar se prekja e zgjedhjeve do të sjellë një përgjigje të ashpër nga Uashingtoni.

Reagimi amerikan mbetet në fuqi dhe se kushdo synon apo do guxojë të prekë votën, do të ndëshkohet jo vetëm nga ligji shqiptar, por edhe ai amerikan, duke i shpallur nongrata në SHBA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...