Basha takime në Njësinë 11: Situata do të ndryshojë më 25 prill dhe këtij ndryshimi do t’i prijë bashkimi i të gjithë shqiptarëve

Saturday, 27 Mars 2021 11:13

 

 

TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në njësinë 11 në kryeqytet, ku është takuar me qytetarët, ka parë nga afër gjendjen e tyre dhe ka dëgjuar shqetësimet që i kanë përcjellë.

Qytetarët folën për një situatë ekonomike dhe sociale shumë e vështirë, ndërsa biznesi sipas tyre rrezikon të shkojë drejt falimentimit. Basha tha se situata do të ndryshojë më 25 prill dhe këtij ndryshimi do t’i prijë bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

Lulzim Basha: Ma merr mendja qё shumica e lekëve vijnë nga emigrantët apo jo?
Qytetari: Absolutisht po dhe me hallet tani qё ka rёnё pandemia këto shumë mё pak.
Lulzim Basha: Shumë mё pak tё ardhura?
Qytetari: Jashtëzakonisht! Me e krahasu me dy vitet para, jemi shumë dobët ёshtё jashtëzakonisht shumë dobët!
Lulzim Basha: Edhe nevojat e familjeve këtu janë mё tё larta se shpenzimet pёr ilaçet e pandemisë janë shumë mё tё larta.
Qytetari: Çmimet janë rritur puna ka rёnё, domethënë rrimë nё kёmbё me 500 zor i bie.”

 

“Ai mё mat taksën mua e mё thotë, unё taksat i kam zero. Ja taksat e bashkisë qё derdhen pёr njё vit. 170 mijë lekë me tre metër katror vend. Ja me kasë me të gjitha. Me të gjitha rregullat. Vetë i pesti këtu. Kam me qira këtu, qira në shpi, me kalamaj me të gjitha dhe s’do t’ia dijë i biri i botës. Thotë aty e ke kokën do të shtyp me këmbë thotë, edhe akoma del edhe thotë unë kam bërë mrekulli. Ku janë mrekullitë e këtij personi? Unë jam shumë i irrituar me këtë njeri”, u shpreh një qytetar tjetër.

 

Lulzim Basha: Ti vetë si je?
Qytetari: Mirë.
Lulzim Basha: Puna keq fare?
Qytetari: Puna keq fare! Presim 25 prillin.
Lulzim Basha: Prisni ndryshimin.
Qytetari: Ose e mbyllim fare, ose e hapim.

 

“25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill”, tha Basha.

 

Basha gjithashtu pati një pritje të veçantë nga simpatizant të kësaj zone. Duke i falënderuar për këtë surprizë, ai u shpreh se vota në 25 prill është nisja e një vizioni të ri për Shqipërinë dhe bërjen realitet të planeve.

“Surpriza juaj, e mrekullueshme. Faleminderit! 25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare. Është plotësisht i mundur sepse kemi besimin, kemi vizionet, kemi planin dhe vendosmërinë dhe përvojën për të filluar për t’i bërë këto plane realitet për të gjithë qytetarët. Kontrasti është i qartë, gjithmonë e më shumë shqiptarë po na bashkohen për ndryshimin dhe besojnë te ndryshimi dhe e kuptojnë se ndryshimi do të vijë vetëm kur të jemi të gjithë bashkë kundër një grushti të vogël që nuk e do ndryshimin se ju pëlqen kështu”, u shpreh Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...