Basha flet për Sali Berishën: Sa herë kam pasur mundësinë jam konsultuar me të, por vendimet kanë qenë tërësisht të miat!

Saturday, 27 Mars 2021 18:38

 

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në Neës24 ka folur për ftesat që i kanë ardhur për të vrarë ‘babain’ apo Sali Berishën.

Basha thotë se sa herë i është dashur është konsultuar me Sali Berishën dhe i ka marrë mendimet, por garanton se vendimet dhe përgjegjësitë kanë qenë totalisht të tijat personale.

 

Për të Berisha si ish-lider i PD nuk ëshë bërë pengesë për Bashën, as barrë, por një aset.

 

Pyetja: dhe ju jepni dhe mesazhin apo perceptimin tuaj përsa i takon vështirësive për të krijuar një profil tuajin në politikë pas 25 vitesh. Madje, dua të citoj diçka këtu: “Kam patur ftesa private apo publike, thirrje për të vrarë babën”, -dhe e keni quajtur këtë thirrje qesharake. Sa ju k a shoqëruar kjo zoti Basha dhe a vazhdoni të konsultoheni me zotin Berisha?

 

Lulzim Basha: E para e punës, nuk më ka shqetësuar dhe shoh që kanë shqetësuar të tjerët shumë më shumë se mua. Pse? Sepse në formimin tim personal dhe politik nuk e kam konsideruar kurrë një barrë faktin që jam zgjedhur në krye të Partisë Demokratike, pas largimit, pas dorëheqjes dhe largimit të Sali Berishës, i cili pa diskutim ka një peshë specifike si themelues dhe lideri historik për pothuajse 25 vite i kësaj partie. Përkundrazi, e kam konsideruar një privilegj mundësinë për tu konsultuar me atë që është një shkollë e vërtetë politike. Dhe pa diskutim, sa herë që e kam pasur të nevojshme e kam pasur mundësinë e konsultës me të, por një gjë ka qenë e qartë përgjegjësia e vendimeve dhe vendimet kanë qenë tërësisht të mijat dhe kurrë nuk i kam ikur as këtyre përgjegjësive dhe as le të themi shpalosjes publike të faktit që përgjegjësia për çdo vendim që më është dashur të marr në këto vite të opozitës ka qenë e tëra e imja. Ky ka qenë betimi që kam bërë përpara demokratëve në momentin e parë që jam votuar si kryetar i Partisë Demokratike dhe ky do të jetë qëndrimi im deri në momentin e fundit në politikë. Unë as nuk fshihem, as nuk fsheh askënd pas qëndrimeve dhe vendimeve të mija. Kam bindjet e mija, kam vizionin tim, kam një mendje të hapur dhe dëshirën për tu konsultuar me këdo që ka diçka për të kontribuar në veçanti në momente të vështira, në momente kyçe për shoqërinë dhe pa diskutim në këtë kuadër edhe mundësia për tu konsultuar me një njeri me përvojë të madhe politike siç është Sali Berisha ka qenë një aset dhe jo një barrë, jo një pengesë për mua. E njëjta gjë edhe për personalitete të tjera të Partisë Demokratike, të cilët kanë shërbyer dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipeve tona dhe e arritjeve tona në të kaluarën

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...