Ish-ministri i Shëndetësisë: Rama organizon ‘shfaqje cirku’ me vaksina të pa certifikuara, fsheh renditjen në fund të botës

Diel, 28 Mars 2021 09:41

Rama organizon “cfaqje cirku” vaksinash te pa certifikuara, per te fshehur faktin qe Shqiperia renditet ne fund te Botes per nivelin e vaksinimit e pasojat e Covid.
Keto vijne nga keq menaxhimi mbi nje vjecar i epidemise, qe po paguhet me numrat nga me te larte ne bote te humbjeve te jeteve te qytetareve e mjekeve, infeksioneve te larta ditore, pa mundesise per tu testuar e mjekuar ne kushte spitalore e te pershtareshme, shpenzimeve personale ambulatore per te etj.
Sipas observatorit britanik ne qendrojme ne nivelin Afrikano Qendror me 2,16 doza (jo vaksinime) per 100 banore, kur mezatarja boterore eshte 6,76, duke perfshire dhe vendet me te prabambetura,
Nderkaq Kryeministri ne ikje kerkon te fshehe kete gjendje tragjike me teatralitete, duke perdorur ato vaksinat ruse e kineze te ardhura, njera nga Emirate tjetra nga Turqia, vaksina te pa certifikuara nga agjensia Europiane, Amerikane apo Britanike.
Asnje e dhene shkencore e profesionale nuk behet publke per efikasitetin e tyre, nivelin e komplikacioneve, fazat e cilesine e eksperimentimit te tyre.
Institucionet shteterore pergjegjese qe duhet te beje keto, si Komiteti Covid, Komitetit i Vaksinave, Agjensia e Barnave etj vazhdojne te heshtin, duke harruar se heshtja nuk i perjashton nga pergjegjesite.
Aq me shume kjo, kur jo shume kohe me pare po keto institucione, si dhe Ministria e Shendetesise e deri te Kryeministri vete, deklaronin se ne Shqiperi nuk mund te hyjne vaksina te pa certifikuara nga EMA ose FDA.
Ndersa sot cdo gje kthehet “koke poshte”, pa asnje argument profesional e komunikim zyrtar, duke trajtuar keshtu qytetaret shqiptare si “te dores se dyte” perballe atyre europiane.
Ne keto kushte kur vihet ne loje siguria e shqiptareve, shendeti masiv i popullesise, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare eshte e plote, institucionet pergjegjese duhet te reagojne.
Sidoqofte tashme me 25 Prill do te reagoje publiku i gjere, i cili meriton po ato standarte, cilesi e nivele sigurie edhe per vaksinat ashtu si qytetaret e vendeve te tjera te BE.

Modifikuar më Diel, 28 Mars 2021 10:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...