Zëri i Amerikës: Shqipëria shteti më i korruptuar dhe i shnderruar në një sistem njëpartiak

E Enjte, 01 Prill 2021 08:20

 

-Në një konferencë të mbajtur për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ku merrnin pjesë ambasadorja e amerikane, Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Elez Biberaj Drejtori i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës, ka folur hapur: “Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet”.

Nga vendi që dikur shpresonte se do të hynte shumë shpejt në Bashkimin Europian, Shqipëria cilësohet sot si shteti më i korruptuar në Europë. Vlerësimi është bërë nga një prej gazetarëve që ka ndjekur historinë e tranizicionit shqiptar që nga vitet 1990 dhe deri më sot, Drejtori i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj. Në një konferencë të mbajtur për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ku merrnin pjesë ambasadorja e amerikane, Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Elez Biberaj Drejtori i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës, ka folur hapur: “Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet”, – tha Biberaj.

 

Gazetari ikonë i Zërit të Amerikës ka folur dhe për pritshmëritë e reformës në drejtësi duke e thënë troç se institucionet që duhet të dënojnë krimet dhe abuzimet janë ato që po minojnë fushatën kundër korrupsionit. “Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit”,- tha Biberaj. Në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani, ajo që po ndodhë këto vite në Shqipëri, me korrupsionin dhe kapjen e shtetit mund të kthehet në një problem serioz në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit. Biberaj është ndër të parët intelektualë që flet hapur dhe ngre alarmin për një largim të Shqipërisë aktuale nga vlerat e demokracisë dhe lirisë që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Biberaj thotë se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk duhet të merren si të mirëqena, pasi vijimi me korrupsionin galopant mund të sjellë ndryshim të tij. Biberaj flet për një ndryshim të politikave amerikane ndaj Shqipërisë, madje dhe për rishikim të marrëdhënieve nëse këto praktike antidemokratike dhe korruptive vijojnë. “Veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve”,- deklaroi ai. Elez Biberaj nuk është thjeshtë një gazetar që komenton aktualitetin politik si analist. Detyra e lartë që mban në Zërin e Amerikës, një media që financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, bën që të jetë i drejtpërdrejtë dhe të flas me një gjuhë që diplomatët amerikan për arsye etike dhe profesionale nuk mund ta përdorin dot. Ajo që thotë Biberaj është një kambanë alarmi për zhvillimet në Shqipëri dhe faktin se aleati ynë më i rëndësishëm po sheh drejtimin antiperendimor që ka marrë qeverisja në Tiranë. Dy ditë më parë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë ishte ndër më fshikulluesit për çështjen e korrupsionit dhe të drejtave të njeriut. Sipas DASH, korrupsioni është përhapur në gjithë strukturat e qeverisjes dhe media e lirë thuajse nuk ekziston. Janë mesazhe që të thëna në përvjetorin e marrëdhënieve me SHBA marrin një domethënie më të madhe dhe shtron nevojën për ndryshime të rëndësishme politike në vend dhe largimin e kësaj qeverie.

Ndaj duhet me 25 prill një ndryshim i madh qeveritar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...