Masakra e 2 prillit/ Meta nga Shkodra: Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira dhe fenomeni i partisë-shtet. Momenti që të gjithë të nisemi drejt…

Premte, 02 Prill 2021 11:25

 


Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë në homazhet përkujtimore të masakrës së 2 prillit në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

 

Kreu i shtetit ka vendosur një kurorë me lule tek memoriali që është ngritur për nder të 4 dëshmorëve të Demokracisë që ranë gjatë demonstratës anti-komuniste.

Në një prononcim për mediat Meta tha se jemi këtu për të nderuar kujtimin e martirëve të demokracisë dhe për të çuar deri në fund amanetet e tyre. Kreu i shtetit tha se Shqipëria ende vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira dhe fenomeni i partisë-shtet.

“Sot bëhen 3 dekada që nga ajo ditë e 2 prillit të vitit 1991, ku 4 djem nga më të mirët e Shkodrës dhe Shqipërisë u vranë pabesisht, pikërisht se dolën në mbrojtje të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe protestës demokratike. Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre, të paharruar, jemi këtu edhe për tu angazhuar për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë, zgjedhjet e lira, mendimin e lirë në Shqipëri.

Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, fenomeni i partisë-shtet dhe kapja e shtetit që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit europian të vendit tonë prej kaq vitesh. Ndaj është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare për të rivendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe të demokracisë. Në themel të Kushtetutës sonë qëndron pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe vota e lirë dhe e barabartë.

Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë gjithmonë në krye të këtij marshimi sepse ka qenë zemra dhe frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta të vendit tonë. Sot jam i bindur, akoma edhe më shumë. Ne nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve të 2 prillit, por gjithë atyre që në emër të fjalës së lirë, në emër të demokracisë, në emër të lirisë së besimit u martirizuan”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...