“Gjaku i martirëve s’bëhet ujë!”. Presidenti me familjarët e dëshmorëve të 2 prillit: Do përmbushim amanetin e heronjve, fitimtarë drejt 25 prillit

Premte, 02 Prill 2021 17:07

 

Gjatë vizitës në Shkodër ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta është takuar me familjarët e Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka. Kreu i shtetit u shpreh gjatë takimit me dëshmorët se do të përmbushë amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se “si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë”.

 

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë.

Nga Shkodra, zemra e demokracisë, u angazhova para familjarëve të Dëshmorëve se do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet, të ardhmen europiane të vendit, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin e shkodranëve e shqiptarëve, për t’i zëvendësuar ata me qytetarë nga vende të tjera.

Gjaku i katër Martirëve të Demokracisë, i Havzi Nelës dhe i të gjithë Dëshmorëve të rënë për lirinë e demokracinë nuk do të bëhet ujë!”.

 

1 of 7
Presidenti i Republikës, Meta përkujtoi sot 30-vjetorin e ngjarjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku gjatë protestave paqësore dhe demokratike, pas zgjedhjeve të para pluraliste, humbën jetën tragjikisht katër Martirët e Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe u plagosën me dhjetëra qytetarë të tjerë. I shoqëruar nga Kryebashkiakja e Shkodrës, zonja Voltana Ademi, Kreu i Shtetit fillimisht u takua me familjarët e katër heronjve e me qytetarë të shumtë dhe më pas bëri homazhe në “Memorialin e 2 prillit 1991”, duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt përpara kujtimit dhe akteve heroike e sublime të katër “Martirëve të Demokracisë”.

“Sot në Shkodër, jo vetëm nderojmë kujtimin e tyre të paharruar, por angazhohemi për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë, për zgjedhje të lira dhe për fjalën e mendimin e lirë, sepse Shqipëria ende vuan mungesën e tyre. Fatkeqësisht, Shqipëria ende vuan nga fenomeni i partisë-shtet dhe nga kapja e shtetit, që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit europian prej kaq vitesh. Ndaj është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare për ta rivendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe të demokracisë, sepse në themel të Kushtetutës sonë qëndron pluralizmi politik, zgjedhjet e lira dhe vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari të kësaj Republike. Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë si gjithmonë, sot akoma edhe më shumë, në krye të këtij marshimi, sepse ka qenë zemra dhe frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta të vendit”,- tha kreu i shtetit gjatë ceremonisë.

Presidenit shtoi se shoqëria shqiptare duhet të bëjë “çdo gjë për suksesin e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që do ta ndërtojmë mbi sakrificat e martirëve të 2 prillit, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre, të cilët në emër të fjalës së lirë, të demokracisë, por edhe në emër të lirisë së besimit u martirizuan gjatë së shkuarës së errët totalitare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...