“Edhe 3 javë na presin, situata dramatike”, Basha me qytetarët e njësisë nr.1 në Tiranë: Do çlirohemi nga ky depresion më 25 prill

Saturday, 03 Prill 2021 14:31

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në njësinë 1, në Tiranë. Gjatë ecjes ai ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit.

Lideri demokrat është njohur nga afër me shqetësimet nga më të ndryshmet të qytetarëve të kryeqytetit.

 

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Qytetari: Kam një pension qesharak, as për ilaçe nuk dalin.
Lulzim Basha: As për ilaçe jo! Lëre pastaj për drita, për ujin e për të ngrënë bukë!
Qytetari: Zoti kryeministër, e presim ardhjen tuaj me padurim!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Dhe gjithë pensionistët shqiptarë do ta ndiejnë ndryshimin.
Qytetari: Ju na futët në lëvizjen në Europë, ju jeni ai që na futët në NATO!
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren. E di për situatën, mos të të pyes.
Qytetari: Mos më pyet, ashtu është!
Lulzim Basha: Se e di se si është. Mos u dorëzo, edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, të parët që do e ndjeni do të jetë ekonomia, do të jetë biznesi i vogël dhe familjet shqiptare.
Qytetari: Faleminderit! Ne po shpresojmë, jemi me shpresë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Situata e keqe ekonomike shihej në padurimin e qytetarëve që si zgjidhje shohin ndryshimin në 25 prill. Për këtë, Basha kërkoi mbështetjen masive duke votuar numrin 9, për t’i dhënë jetë këtij ndryshimi.
Qytetarja: Situata që ka ardhur…!
Lulzim Basha: Dramatike është!
Qytetarja: Shpresojmë, shpresojmë!
Lulzim Basha: Por nuk do të dorëzohesh dhe këto tre javë, do bëhemi bashkë do sjellim ndryshimin.
Qytetarja: E vërtetë. Suksese!
Qytetari: Duhet të na lirosh nga ky siklet që na ka kapur, s’mund ta përballojmë më. Një orë e më parë, na e hiq këtë siklet se s’po durohet më! Presim 25 prillin me padurim.
Lulzim Basha: Nga ky stres që ka kapur Shqipërinë, nga ky depresion që ka kapur ekonominë do të çlirohemi duke votuar të gjithë bashkë për ndryshimin më datë 25. Dhe ndryshimi do të ndihet kudo, tek ju, tek fëmijët tuaj, tek të gjithë pa përjashtim. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25!
Qytetari: Të gjithë bashkë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...