“Ai që qëndron në Shqipëri dhe ëndërron atdhe më të mirë është hero”, Meta publikon mesazhin e imzot Frendos në prag të festës së Pashkëve

Saturday, 03 Prill 2021 18:40

 

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” një mesazh të rëndësishëm të presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo.

Frendo shprehet se “ai që qëndron në Shqipëri, duke ëndërruar atdhe më të mirë është hero”. Meta thekson se ky është mesazh shumë me rëndësi për rininë e vendit.

 

Postimi i presidentit Ilir Meta:


Në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkëve, një mesazh i mençur dhe frymëzues vjen nga Mons. George Frendo.

 

Duke e falenderuar Presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, që në momentet më kritike për vendin dhe në ditët më të vështira për çdo shqiptar në nevojë, kanë sjellë shpresë për kapërcimin e çdo sfide, i bashkohem thirrjes së Tij drejtuar në veçanti të rinjve: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...