Basha: Rama nuk ka asnjë bilanc në 8 vjet. Debati, detyrim ndaj qytetarëve

Hënë, 05 Prill 2021 22:21

 

Për kreun e opozitës Lulzim Basha, Edi Rama nuk ka asnjë bilanc në 8 vitet e tij të qeverisjes.

‘Nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë. Ai ka braktisur çdo premtim dhe ka shkuar në drejtim të kundërt’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.


LEXO EDHE:
Takimet me Yuri Kim, Kryemadhi: Do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan

Lulzim Basha: Ky është momenti që ti të dalësh përpara shqiptarëve dhe të shpjegosh. Tetë vjet ke patur pushtetin, tetë vjet ke bërë premtime. Ku je e cili është bilani yt. Edi Rama nuk ka bilanc. Nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë. Ai ka braktisur çdo premtim dhe ka shkuar në drejtim të kundërt.

 

 

Xhepat e tij janë mbushur, xhepat e shqiptarëve janë zbrazur. Fëmijët e tyre jetojnë në luks, fëmijët e shqiptarëve emigrojnë. Ata kurohen në spitale private nga më të shtrenjta të botës, shqiptarët vdesin në trotuaret para spitaleve shqiptare të cilat kanë kolapsuar edhe ku pandemia vetëm sa hoqi perden pas të cilës fshihet dështimi total me shëndetësinë që na u premtua falas dhe që sot është në kolaps total.

 

Dhe është ky dështim total që e bën Edi Ramën të përdorë atë leksik, atë fjalor dhe është gabim i madh nuk do të thoja krim se është fjalë e rëndë që ne të rendim pas kësaj. Detyra jonë është të emancipojmë opinionin publik apo të shërbejmë në emancipimin e opinionit publik dhe të jemi pak më modest se opinioni publik shesh herë është edhe para nesh edhe pra politikanëve, edhe para gazetarëve.

E kupton shumë mirë shqiptari sot se çfarë po ndodh. Edi Rama nuk do t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri në këto 8 vite në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar dhe vjen e troket për herë të tretë dhe thotë dua dhe katër vjet të tjera. Nuk shpjegon pse nuk i ka bërë, refuzon debatin që nuk e ka detyrim ndaj meje, e ka detyrim ndaj qytetarëve, siç e kam dhe unë detyrim ndaj qytetarëve debatin me të për vizionin tim, për programin tim.

Pra, fshihet si një frikacak pavarësisht se fryhet si trim por faktikisht po i fshihet debatit publik dhe mundohet që të krijojë këtë mjegull ndaj të cilës unë iu lus të mos jemi aksesorë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...