Kryemadhi në Lezhë: Më 25 prill, vota juaj për LSI-në do jetë votë për të rinjtë, të rejat, për të ardhmen e Shqipërisë

Premte, 09 Prill 2021 18:38

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë pasditen e sotme në Lezhë për të prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force. Kryemadhi e nisi me ditëlindjen e saj pas urimit nga mikpritësit, teksa theksoi se ditëlindja e saj është më 13 prill, ditën kur është pagëzuar. Ajo theksoi se 25 prilli nuk do t’i thotë Ramës, por do t’i thotë të ikë fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve.

“Ditëlindja ime është ditën që jam pagëzuar më 13 prill, ditën e Shën Martinit. Dua të falënderoj mikpritjen fantastike që më bëri Tila, mikja ime bashkë me sabaeten, me vajzat dhe djemtë e Laçit, me Dedë Ndrecën, me çunat e Mamurrasit, kur vazhduan për t’u bashkuar me Gjovalinin nga Mirdita e jashtëzakonshme, për t’u bashkuar me djemtë e vajzat e Shënkollit dhe për të ardhur dhe për të marrë urimin e të rinjve dhe të rejave të Lezhës. Ditë më të bukur dhe me skenarist do ishte e pamundur. Ditët më të bukura do jenë pas 25 prillit, jo për t’i thënë Ramës ik, por për të kthyer djemtë dhe vajzat që janë ikur. Djemtë dhe vajzat e shqiptarëve sepse iu është hequr e drejta e punësimit.
25 prilli nuk do t’i thotë Ramës ik, por do t’i thotë fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve të ikë dhe largohet, për t’i dhënë fund tranzicionit”, deklaroi kryetarja e LSI.

 

Ajo tha më tej se më 25 prill, vota juaj për LSI-në do jetë votë për të rinjtë, të rejat, për të ardhmen e Shqipërisë.
“Njerëzit nuk janë indiferentë, por janë nervozë, kanë inat me politikën. Isha para disa ditësh në fshatrat e Lushnjës dhe më thanë si mund të votoj Rilindjen, e kam votuar gjithë jetën PS, më futi dhe në burg për një faturë energjie me 10 mijë lekë të vjetra të papaguara.
Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin, për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për t’i dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për t’i dhënë dorën qytetarit shqiptar.
Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, turizmit, arsimit, ajo që ne mendojmë se sot është më e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sot beteja jonë më e madhe është për të pasur shqiptarët në Shqipëri, me paga të mirëpaguara dhe për të qenë qytetarë europianë dinjitozë në qytetin e tyre”, deklaroi Kryemadhi nga Lezha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...