A është Edi Rama i implikuar në trafikun e skllevërve nga Bangladeshi?

Diel, 11 Prill 2021 20:27

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari i cili shpjegon disa të vërteta të hidhura në lidhje me idenë e sjelljes së punëtorëve nga Bangladeshi në Shqipëri.

Në këtë mesazh hidhen edhe akuza se pas një ideje të tillë qëndrojnë interesa të mafies.


LEXO EDHE:
‘Kjo qeveri na piu gjakun’, Basha me gratë e papuna në Prrenjas: Për tetë vjet është luajtur teatër me popullin

“Me sa duket kemi të bejmë me një rrjet mafjoz trafikimi në të cilin perfiton vetë Rama dhe mafja shtetërore rreth tij”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

 

 

Ndërkohë që ai i bën “Thirrje Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut të hetojnë me përparësi këtë trafik skllevërish të mafies shtetërore shqiptare”.

 

Ja postimi i plotë:

A është Edi Rama i implikuar në trafikun e skllevërve nga Bangladeshi?

Ai premton të kthejë Shqipërinë në qendër të skllavërisë, në të cilin vijnë puntorë që nuk pyesin për lirinë dhe të drejtat demokratike.

Ndërkohë duket se fitimi i skllevërve në Shqipëri është zero. Fitimet e kësaj afere të pistë çnjerezore i kalojnë mafies se të dy vendeve.

Lexoni mesazhin qytetarit dixhital lidhur me këtë aferë mafioze.

Ju bëj thirrje Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut të hetojnë me përparësi këtë trafik skllevërish të mafies shtetërore shqiptare. sb

Përshendetje Doktor Berisha, për Pashkë takova menaxheren e kompanisë dhe e pyeta kur do te vijnë kolegët nga Bangladeshi? Me thanë të drejtën u befasova me shpenzimet: bileta e avionit 1145 euro, tax viza 80 euro, LP 50 euro, sigurimi 40 euro, si dhe letra të tjera sa është fatura 210 mijë lek të reja, aq sa unë jam paguar për 8 muaj! Më garantoj se do të jemi të barabartë në baze të VKM 1025, 16.12.2020 të firmosur nga Braçe. Problemi fillon kush do paguajë ushqimin 5 mijë lek dhe fjetjen 5 mijë? Nëse e paguajnë puntorët ata dalin 0 fitim? Nese e paguan kompania kolegët tanë do marrin 600 kurse ne shqiptaret 300 mijë lekë të vjetra? Sapo të mesojnë shqip ata do pushohen dhe do largohen. Për tu kthyer ata s’kanë kursyer asgjë do të shkojnë drejt vendeve përendimore. Ndoshta kjo a ndikon në integrimin? Nuk jam shumë optimist se ky premtim do të na zgjidhe hallet e Shkodrës.

Me sa duket kemi të bejmë me një rrjet mafjoz trafikimi në të cilin perfiton vetë Rama dhe mafja shtetërore rreth tij.

Kërkesa ime është të paktën të kemi një zv/minister në qeveri ose një n/kryetare parlameti të na ndihmojnë për ndonjë investitor dhe të kthejnë rendin e qetësinë. Respekt për ju

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...