Meta pasi vizitoi në spital Bledar Okshtunin: Sulmi erdhi nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës

Tuesday, 20 Prill 2021 09:33

 

Presidenti Ilir Meta ka shkuar në spitalin e Durrësit, aty ku ka vizituar të plagosurin Bledar Okshtuni, që u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë.

Para mediave, Meta tha se sulmi është bërë nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës. Meta bëri thirrje për të vënë para drejtësisë autorin dhe grupin e strukturuar që kanë organizuar këtë akt.

 

“Sulmi nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë për të vënë përpara përgjegjësisë jo vetëm autorin, por edhe grupin e strukturuar që kanë organizuar këtë akt. Historia e zgjedhjeve ë Shijakut dhe Dibrës kanë mbaruar njëherë e përgjithmonë. Shqipëria në 25 prill do e thotë fjalën e saj me qetësi dhe vendosmëri, e rëndësishme të kuptojmë që është moment historik për vendin Të gjithë të respektojmë Kodin Zgjedhor, t’u bëjnë apel përkrahësve të tyre për të mos u përshirë në krime zgjedhore dhe njëkohësisht jemi në një moment kur cdo përpjekje për të përshkallëzuar dhunën mund të rezultojë fatale për ata që e frymëzojnë. Regjimi i patronazhit, spiunimit ka sosur njëherë e përgjithmonë. Shqipëtarët nuk duhet të vriten me shqiptarët për ata që kanë frikë nga drejtësia. Ato që kanë frikë nga vota e barabartë kanë frikë nga drejtësia që kanë kapur nga fyti për shkak të zullumeve që kanë bërë,”- tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...