Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110 000 shtëpi. Njeriu që ju gënjeu dhe s’bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet!

E Enjte, 22 Prill 2021 12:02

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur sot turin e takimeve nga Vlora ku është pritur nga dhjetëra qytetarë.

Basha ka folur në Vlorë edhe për video-përgjimin e publikuar për kreun e Kadastrës, Artan Lame duke theksuar se Rama tashmë do të prishë 110 mijë shtëpi.

 

Ai thotë se përsëri Rama do të gënjejë shqiptarët me legalizimet, por pas 25 prillit nuk mban asnjë premtim, por u kthen shpinën shqiptarëve.

 

Basha i bën thirrje qytetarëve të Vlorës që mos ia hapin derën dështimit për herë të tretë

 

‘’Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vlonjat e vlonjate. Dita e ndryshimti dhe fitores të dielën do të nisë nga Vlora, mirësejugjej, më të bashkuar, më të vendosur, me shpirtin plot me shpresë, plot me dritë, besim për 25 prillin, ditën e fitores së çdo vlonjati e çdo vlonjateje.

Vëllezër dhe motra, për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, i la pensionistët në baltë, shkatërroi bujqësinë e Vlorës, premtoi hënën dhe diellin por e ktheu Vlorën në çifligun e klientëve, oligarkëve, miqve të tij në restorin personal të pushimeve, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, dështimet e 8 viteve më parë, duke e konsideurar Vlorën pronë të tij, dhe vlonjatët robër të tij. Gabim historik, sepse e dinë gjithë Shqipëria, Vlora e vlonjatët i takojnë vetvetes, Shqipërisë, kombit, dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri, nuk ka forcë që i ndal.

Edhe 3 ditë na ndajnë, nga dita e ndarjes me 8 vite dëshmtim, rrënim ekonomik, edhe 3 ditë nga 8 vite mjerim, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë e Mesdheut, perlën e margaritarit, ku sonte duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë, që mbyll qepenat nga taksat e larta. Sonte duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshqve, dështimi 8-vjeçar i Ramës.

 

E pra vëllezër dhe motra, 8 vite dështime, 8 vite në shpinë, në qafë të vlonjatëve, dhe tani ka guximin të afrohet përsëri e të kërkojë edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, me thesine gënjeshtrave në shtëpi, e .

 

110 mijë shtëpi po bëhen gati për t’i prishur ai, kërkon votën për legalizimet, por ‘ska ndërmend t’i legalizojë, por t’i prishë. Siç bëri me Astirin. Ky është Edi Rama i vërtetë, premton për votën, dhe të nesërmen jo vetëm nuk e zbaton por ia kthen shpinën. ‘’- tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...