Basha në Lezhë: Të gjithë duhet të dalim të votojmë 9 dhe të sjellim ndryshimin që vendi ynë ka nevojë. Të dielën është ora t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

Premte, 23 Prill 2021 13:49

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Lezhë për të mbyllur fushatën elektorale në këtë qark 11 orë para nisjes së heshtjes zgjedhore. Basha deklaroi nga Lezha e “Besëlidhjes së Kastriotit” se sot jemi të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin dhe se do jetë fitorja më e thellë.

Ai tha se orët e së keqes po numërohen mbrapsht dhe ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron.

 

Premtimi që bëri kreu i PD nga Lezha, ishte heqja e moratoriumit të gjuetisë, për të cilin tha se është bërë monopol ndërsa do iu kthehet lezhjanëve sipas parimeve europiane.

 

Basha i bëri thirrje dhe administratës publike të çlirohet skllavëria duke votuar Partinë Demokratike.

 

 

 

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra lezhjanë, mirë se ju gjej rini e Lezhës, nëna dhe baballarë. Mirë se ju gjej në qytetin e Besëlidhjes së Kastriotit ku princat shqiptarë u bashkuan dhe përmes bashkimit i dhanë fuqi, lavdi dhe fitore Arbërisë. E nuk e lanë të fiket vatrën e shqiptarisë. Ja ku jemi prapë sot, stërnipër të atyre princave, bashkë për ndryshim, të vendosur me zemrat plot besim se fitorja që po vjen do të jetë fitorja më e thellë, më e bukur, më e madhe, fitorja e çdo lezhjani, çdo lezhjaneje, fitorja e të gjithë shqiptarëve.
8 vite nëpërkëmbje, vuajtje dhe mjerim, 8 vite padrejtësi, shpunësim dhe emigracion, këto janë veprat e vetme të atij që për 8 vite nuk mbajti një premtim, që nuk dha asgjë, por vetëm mori nga Lezha dhe mbarë Shqipëria. Orët e së keqes po numërohen mbrapsht, ora për t’ia kthyer Lezhën lezhjanëve po vjen. Ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron dhe kjo do të ndodhë me votën tuaj masive ditën e diel, 25 prillin e ndryshimit duke votuar numrin 9. Për Lezhën, për prindërit tanë, për fëmijët e Lezhës, për zhvillimin, sipërmarrjen, peshkatarët, për t’i dhënë fund monopoleve që kanë pasuruar një grup njerëzisht. Për t’i dhënë fund masave si moratoriumi korruptiv për gjuetinë. Monopol i pushtetarëve. Do ta anulojmë dhe do t’ua kthejmë shqiptarëve, në përputhje me parimet europiane. Do t’iu kthejmë lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve krenarinë që iu takon. Sot i ka të gjitha mundësitë të jetë Lezha e Shqipërisë, Lezha e Kosovës, Lezha e Ballkanit, Lezha e Europës. Sepse nga Lezha ka nisur një histori e madhe, një histori e pathyeshme, e cila shndrit edhe sot 6 shekuj më vonë. Ne jemi stërnipër të Kastriotit, ne jemi shqiptarët, ne jemi populli të cilit i takon ky vend dhe ky vend nga Shëngjini në Velipojë, nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Konispol, nuk është i Edi Ramës, është vendi jonë. Kjo është Lezha juaj dhe e juaja do kthehet më 25 prill”, tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...