Endrit Braimllari: Votoni në 25 prill, për të dënuar bandën Niko Peleshit në Korçë dhe Rilindjen në të gjithë Shqipërinë

Premte, 23 Prill 2021 16:19

 

Deklarata – Endrit Braimllari

 

Të dashur qytetarë korçarë. Kemi qenë gjatë gjithë kësaj kohe në komunikim të drejtpërdrejtë, ku nga zyrat qendrore të LSI kemi bërë denoncime konkrete për Niko Peleshin, Sotiraq Filon dhe disa drejtorë të rilindjes në Korçë mbi abuzimet që ato bëjnë në emër të qytetarëve korçarë, duke përdorur rëndë administratën publike, por edhe duke shkelur ligjet e institucioneve publike në vendin tonë.
Kam bërë dje një denoncim konkret përsa i përket Ilirjan Dinellarit, i cili është Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve publike, por njëkohësisht ka në administrim edhe një gurore, të cilën e përdor në funksionin e tij personal, duke shkelur rëndë ligjet e institucioneve publike në vend.
Kam denoncuar publikisht Petrika Kollkuçin për lidhjet e tij me krimin e organizuar, me subjekte të OFL-së, jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe i emërojnë në administratën publike. Të rinjtë dhe të rejat korçarë nuk kanë mundësi punësimi, sepse Niko Peleshi në Korçë është i zënë me subjekte të OFL-së, vendet e punës në Korçë i ka për subjektet e OFL-së dhe jo për të rinjtë dhe të rejat korçarë.
Kam denoncuar publikisht Artur Qeramexhiu, i cili e ka kthyer instituciuonin e OSHEE-së në Korcë në një strehë të rilindjes, ku abuzimet e tij marramëndëse janë të frikshme sesi ky njeri abuzon në emër të qytetarëve korçarë.
Unë sot në fakt prisja një reagim zyrtar nga Rilindja në Korcë për t’i hedhur poshtë këto akuza, por nuk ka reagim. Pse nuk ka reagim të dashur qytetarë? Nuk ka reagim sepse janë të kapur gafil me fakte dhe prova konkrete. Janë të kapur gafil sesi këto njerëz abuzojnë në emër të qytetarëve korcarë.
Pra jeni të qartë që në Korcë drejton një bandë e vogël, e kryesuar nga Niko Peleshi dhe 99 për qind e qytetarëve zhyten çdo ditë në varfëri ekstreme.
Ndaj të dashur qytetarë korçarë, 25 prilli është një ditë e rëndësishme për të gjithë ju. Është një ditë e rëndësishme për të marrë pjesë masivisht, sespe 25 prilli na ndan njëherë e përgjithmonë nga një politikë e vjetër klienteliste e cila mendon vetëm për interesin e saj personal.
Duhet të merrni pjesë masivisht për ta dënuar me votë rilindjen në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse banda e Niko Peleshit nuk mund të mbajë peng qytetin e kulturës dhe të traditës shqiptare.
Ndaj unë ju ftoj të votoni masivisht LSI-në, të votoni masivisht numrin 6, numrin e shpresës, numrin e mundësive të punësimit, numrin e shanseve të barabarta për të rinjtë dhe të rejat korçare.
Unë ju ftoj të votoni për këtë ekip të jashtëzakonshëm, i cili do t’i kthejë shpresën Korçës, duke krijuar mundësi punësimi dhe shanse të barabarta për të rinjtë dhe të rejat korçare.
Ne do ta bëjmë Korçën shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, sepse ne e duam vendin dhe duam që Korca të lulëzojë ekonomikisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...