“Nuk ka marifet që e ndal ndryshimin”/ Basha: Dje më ka ndodhur diçka që nuk e besoja se do më ndodhte në jetën time politike. Votoni masivisht të dielën

Premte, 23 Prill 2021 22:23

 


Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se nuk ka truk që e ndal ndryshimin më 25 prill.

“Nuk ka marifet që e ndal ndryshimin. Nuk ka marifet që e ndal votën e shumicës. Ndryshimi është i pandalshëm, sepse është për të ardhmen e tyre. Njerëzit janë të pandalshëm, e kam parë në sytë e tyre. Është shumë e rëndësishme që ditën e diel, nuk ka shans të dytë, të shkohet në votime”, theksoi Basha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Basha u ndal edhe tek takimi dje në Durrës me rreth 500 socialistë që premtuan votën për ndryshimin.

“Dje më ka ndodhur diçka që nuk besoja se do të ndodhte në jetën time politike. Kam pasur një takim me 500 socialistë në Durrës. Është kudo! Nga Korça në Shkodër, nga Vlora në Durrës. Është dita e tyre! Sondazhi më i fundit na nxjerr të paktën tre herë më lart në Tiranë”, shtoi ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...