“Thirrini mendjes”, Meta paralajmëron policinë, prokurorinë e komisionerët: Nesër, provë zjarri! I kam dërguar Ardi Veliut emrat e faktet për Durrësin e Vlorën

Saturday, 24 Prill 2021 12:29

 

 

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar policinë, prokurorinë dhe komisionerët, t’i thërrasin mendjes dhe të tregohen të drejtë dhe të paanshëm gjatë procesit të votimit, pasi sipas Kreut të Shtetit, kjo është një provë zjarri për ta.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme në ditën e heshtjes zgjedhore, Meta deklaroi se i ka dërguar letër kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për Durrësit, dhe do i dërgojë edhe për Vlorën, ku i ka treguar me emra dhe fakte, personat, që sipas Presidentit, po kryejnë krime zgjedhore.

“Gjatë gjithë kohës dërgoj letra, qeverisë, policisë, SHISH, i kam dërguar 18 letra prokurorisë vetëm për këtë çështje. Do bëj dhe hetim, kush kërkon të marrë zvarrë fatin e shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje të reflektojnë urgjentisht dhe të merret vendim për këto çështje. Duhet ta dinë të gjithë çunat problematikë, që do të përfundojnë në burg. Do të ketë ligj të posaçëm, që nuk do të përfshihen më në administratën shtetërore. Nuk do ta ndërrojmë administratën sipas qejfit të partive.

 

Në këtë drejtim i kam dërguar një letër zyrtare Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër, edhe sot, që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe të gjithë simpatizantët e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që cdo provokim që do të kenë ata, të izolohet. Të gjithë të ruajnë qetësinë, do jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Mjerë kush punon për krimin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e qeverisë aktuale, sidomos ato për ministrinë e Brendshme dhe policinë, për 48 orë vendoset rendi dhe çunat problematikë shkojnë aty ku e kanë vendin.

 

Letra për ata është përgjegjësi e madhe, sepse kanë ikur nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër Presidentit, që i ka paralajmëruar me kohë për pasojat. Zgjedhje daneze të mos presin as ata, se nuk i kam pritur as unë, por të koordinohen për të shmangur çdo provokim, për të ruajtur çdo votë, edhe të kandidatëve socialistë, sepse pasi të mbarojë numërimi i votave për partitë, mund të bjerë përqendrimi dhe mund të fillojnë lojërat për të ndërruar kandidatët.

 

Kam dërguar letër edhe për Durrësin, për drejtorin e Policisë s Shtetit, me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës, që shkojnë e intimidojnë qytetarët atje, tani kam letër përsëri për drejtorin e policisë për Vlorën, me emra dhe fakte. Këto janë gjëra të vogla, përgjegjësia tani për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, mbi policinë, mbi komisionerët, të bëjnë detyrën, të qëndrojnë të paanshëm, dhe është përgjegjësi historike, t’i thërrasin mendjen, është provë zjarri”, u shpreh Kreu i Shtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...