“Opozita e madhe ka fituar”, Kryemadhi: LSI-ja ka marrë 28-30 mandate

Diel, 25 Prill 2021 20:42

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas mbylljes së votimeve, tha se LSI-ja ka marrë 28-30 mandate në këto zgjedhje, dhe se opozita e bashkuar ka marrë nga 85-90 mandate.

“Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate. Nga 28-30 mandate merr LSI-ja. Duhet të çojmë deri në fund këtë oroces. Çdo votë e hedhur në kutitë e votimit është votë e shenjtë. Simpatizantët e LSI-së dhe të PD-së dhe të gjithë aleatët do të vazhdojmë këtë process. Kjo është një nga ditët më të rëndësishme. Zoti ju ruajt, Zoti ju ruajt ju dhe shqiptarët. Shqiptarët janë më Europianë se europianët”,-tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Kryetares së LSI

Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund.

 

Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.

I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cedim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.

Prandaj, të dashur miq, u bëj thirrje të gjithë miqve, të gjithë simpatizantëve, të gjithë suportuesve të opozitës, të LSI-së, të Partisë Demokratike, të të gjithë aleatëve dhe të frontit të bashkuar, të vazhdojmë për ta çuar deri në fund këtë proces, me qetësi, pa u provokuar, pa dëgjuar edhe exit-poll-et e fundit të televizioneve të cilat po fillojnë dhe po marrin paratë e fundit dhe gjobën e fundit nga Rilindja, e cila po ikën. Prandaj të jemi të jemi të kujdesshëm, ta çojmë deri në fund procesin, të ruajmë qetësinë, ta ndjekim hap pas hapi dhe mos harroni: Opozita ka në kutitë që qytetarët shqiptarë kanë votuar 85 deri në 90 mandate.

Jua them me bindje të plotë dhe jam e bindur që kjo është një nga ditët më të rëndësishme që i ka dhënë fund tranzicionit shqiptar. Zoti ju ruajt, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti ju dhëntë forcë. Ta çojmë deri në fund dhe ta mbyllim këtë proces për ti treguar të gjithëve që shqiptarët dhe opozita janë më evropianë se evropianët.

Faleminderit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...