40 mln euro për blerje votash. Gazetari: Operacioni më i madh i Ramës

Premte, 30 Prill 2021 22:04

 

Qeveria shqiptare ka transferuar 40 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat duhej të përdoreshin për rindërtimin, te qytetarët e ndryshëm përpara zgjedhjeve, me qëllim blerjen masive të votave.

Skandali i denoncuar nga MCN nxjerr në dritë operacionin më të madh të tjetërsimit të votave nga qeveria e Edi Ramës.

 

Sipas gazetarit Klodian Tomorri, gjithçka ka ndodhur nën hundën e opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Ndërkohë që opozita shëtiste autokolonën nëpër Shqipëri me ëndrrën euforike se do fitonte zgjedhjet, nën hundën e saj dhe vëzhguesve ndërkombëtare, Rama organizoi një nga operacionet më të mëdha për ndikimin e votës në shkallë të gjerë përmes parave. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit. Në mars dhe prill qeveria transferoi 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Tiranë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Lezhë si grante rindërtimi. Në Durrës, mijëra familjeve, paratë iu derdhën në llogari nga thesari vetëm 3 ditë para zgjedhjeve,” shkruan ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...