A mund te trajtohet kjo qeveri si qeveri?

E mërkurë, 05 May 2021 12:06

 

Nje qeveri qe vjedh votat dhe vjedh parate eshte thjesht nje band

Me ta smundet e te kete diskutime por vetem nje perballje frontale
Partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI dhe aleatët e tjerë, pritet të nisin një aksion të fortë opozitar pas manipulimit të zgjedhjeve të 25 prillit nga Partia Socialiste dhe qeveria “Rama”. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur dy ditët e fundit drejtuesit e PD në rrethe dhe kandidatët e kësaj force politike në zgjedhje si dhe ka deklaruar se opozita do të nisë një betejë frontale kundër qeverisë në të gjitha drejtimet. Kreu i PD ka kërkuar një analizë të hollësishme të gjithë manipulimeve që janë bërë në çdo qytet dhe qendër votimi nga Partia Socialiste në bashkëpunim me bandat kriminale. Në selinë e PD prej kohësh ka nisur punën një grup i posaçëm juristësh dhe ekspertësh zgjedhorë që po përgatisin dosjen ku faktohen manipulimet e zgjedhjeve. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ekspertët e LSI, të cilët kanë mbledhur prova për manipulime dhe shkeljet flagrante të zgjedhjeve. Partitë e opozitës pritet të dorëzojë këto ditë në institucione e shtetit (KQZ) dosjen më të madhe që është hartuar për krimet zgjedhore në një proces në Shqipëri. Faktet për manipulime nisin që para 4 muajsh dhe përfshijnë të gjitha aktet e qeverisë dhe shpërdorimet e buxhetit në funksion të votave. Po ashtu, pjesë e fakteve janë dhe manipulimet në terren, përdorimi i njerëzve me precedentë penalë dhe bandave të lidhura me pushtetin për të blerë vota dhe për të kërcënuar zgjedhësit. Manipulimet janë faktuar me prova konkrete që dëshmojë dhe për blerje votash apo favore qeveritare për qytetarët.

Opozita do të ndjekë procesin e ankesave në institucionet e KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, ndërkohë krahas padive për rezultatin zgjedhor do të ketë padi penale në SPAK dhe prokurori për të ndëshkuar me burg çdo prekje që i është bërë votës. Pjesë e kësaj fushate të PD do të jetë dhe një informim i detajuar i ndërkombëtarëve për ata që ka ndodhur në Shqipëri. Dosja e krimeve do të prezantohet në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, jo për të bërë pis vendin siç thotë shpesh PS, por për t’u treguar ndërkombëtarëve përmasat e krimit që ka bërë një pushtet i korruptuar. Protestat masive kombëtare janë opsioni i reagimit që është diskutuar gjatë dje në mbledhjen e kreut të PD, Lulzim Basha me kandidatët e kësaj force politike. Kandidatët fitues, Argon Gjekmarkaj dhe Mark Marku kanë kërkuar nga Basha dje nisjen e protestave në gjithë vendin kundër qeverisë që vodhi zgjedhjet dhe masakroi gjithë procesin elektoral. Opsioni i protestave nuk është përjashtuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, po ka kërkuar që fillimisht gjithë strukturat e PD dhe opozita të informojnë qytetarët për masakrën elektorale që ka ndodhur. Dhe më pas do thirret populli në skenë.


Qëndrimi i opozitës lidhur me këtë proces zgjedhor është i qartë; këto zgjedhje nuk mund të pranohen si të rregullta dhe si proces normal demokratik. Masakra që kreu Edi Rama duhet denoncohet dhe kjo qeveri duhet të luftohet në të gjitha frontet. “Nuk do ta lemë Ramën të gëzojë mandatin e tretë që e vodhi më poshtërsisht se mandati i dytë”,- tha dje drejtues të opozitës lidhur me aksionin që do të ndërmarrin kundër qeverisë

Modifikuar më E mërkurë, 05 May 2021 13:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...