Opozita kërkon të hapen kutitë

Hënë, 10 May 2021 08:03

tregojnë mashtrimin e madh me zgjedhjet e 25 prillit, ndaj kërkohen të hapen kutitë e rinumërim të tyre. Dhe në ato qarqe ku vertetohet se rezultati është përmbysur nga Qeveria, të vendoset nga KQZ për rivotime. PD kërkon rivotim në 9 qarqe, kurse LSI fakton se në Berat dhe Durrës i janë rrëmbyer dy mandate nga PS.

Opozita PD dhe LSI kanë dorëzuar fakte dhe video nga procesi votimit me 25 prill se si votat janë tjetërsuar, përveçsë janë shpallur të pavlefshme në mënyrë të padrejtë. Po kështu edhe blerja massive e votave ka ndryshuar vullnetin e popullit, shkruhet ndër të tjera në kërkësat e PD. “Procesi i 25 prillit ishte masakër elektorale e kryer nga Rama , Doshi dhe Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Policia dhe Prokuroria”-thotë selia blu.

 

Po kështu edhe LSI ka dorëzuar prova të forta në manipulimet e votave dhe insiston që të hapen kutitë e votimit në qarkun e Beratit dhe Durrësit, sepse sipas tyre, janë marrë mandatet e kandidatëve të LSI nga PS.

LSI ka kërkuar ditën e sotme rinumërim të votave në qarkun e Durrësit, me pretendimin se disa fletë kanë qenë pa vulë.

Në dokument janë paraqitur dhe të gjitha pretendimet që ka LSI për qarkun e Durrësit.

“-Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

-Në çdo KZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës.

-Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë,” thuhet në kërkesën e LSI.

“Nisur nga rezultati i shpallur në KQZ, për ndarjen e mandateve në qarkun Durrës, rezulton se LSI ka marrë 136 vota më pak se herësi i 8-të i subjektit PS. Pra nëse subjektit të LSI i shtohen 136 vota të hequra padrejtësisht, atëherë ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark. Referuar rezultatit të nxjerra nga pamjet filmike të rreth 300 kutive të votimit, nga të cilët 108 ose 1/3 e tyre ka rezultate të pasakta si subjekt, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm për çdo votë/vullnet të shprehur të zgjedhësit të pretendojmë se votat të cilat do t’i japin mandatin subjektit tonë ndodhen në kutitë e votimit, dhe rinumërimi dhe rivlerësimi i tyre në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, do të ndryshoje rezultatin zgjedhor dhe shpërndarjen e mandateve në Qarkun Durrës,” thuhet më tej në kërkesë.

Rilindja ka përdorur çdo formë manipulimi, si duke blerë votat, por edhe duke tjetërsuar votat në kutitë e votimit.

Ndaj mbetet që institucionet e kontrollit të zgjedhjeve të vendosin hapjen e kutive në qarqet Berat, Durrës, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Korçë. Dhe me pas të kthehen mandatet e grabitura nga qeveria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...