Rama organizon parodi me infermieret. Ato e dekorojnë, por ai e refuzon urdhërin e lartë

E mërkurë, 12 May 2021 21:47

 

 

Ishte e pritshme një parodi e tillë. Vetëm pak kohë pasi i siguroi vetvetes me çunat problematike, çmimin e përjetësisë në pushtet me një mandat të tretë, Rama ka nisur turin e falenderimeve.

Fillimisht pasi mblodhi patronazhistët që nuk e lanë në baltë, Rama sot mblodhi gratë infermiere, të cilat nuk kishin se si mos i jepnin edhe një çmim drejtuesit supreme për arritjet 

Por çmimi është refuzuar nga vetë organizatori i parodisë.

 

Kështu kryeministri Rama ka refuzuar çmimin e vlerësimit nga Urdhri i Infermierit, një certifikatë mirënjohjeje si miku i infermierëve.

 

Rama u tha infermierëve se do e marrë certifikatën, kur rroga e infermierëve të rritet 40%.

‘Me lejen tuaj nuk dua ta marr certifikatën refuzoj ta marr sepse s’më takon, por duke qenë se s’doni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbajë urdhri dhe unë do e marr pasi rroga të jetë rritur 40%.

Se të vij unë këtu për tu përulur para jush dhe në fund të marr prapë unë çmimin, do na çoni në Portokalli. Unë se marr këtë se meritoj. Kjo nuk shkon.

Llampën do e marr se do më kujtojë që duhet të shkosh të marrësh ceritifikatën. Atë do e marr kur të jetë rritur paga e infermierëve 40%”, tha Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...