Rrëzohen të gjitha kërkesat e PD dhe LSI për rinumërim apo rivotim

E Enjte, 13 May 2021 08:25

 

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), një organ i ri i ngritur si pjesë e reformës zgjedhore me marrëveshjen e 5 qershorit mes PS dhe opozitës, ka dështuar që në provën e parë për të treguar paanshmëri politike. KAS mori dje në shqyrtim ankesat e PD, LSI dhe kandidatit të Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani në qarkun e Gjirokastrës. Të tre palët kërkojnë, rinumërim dhe pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve në këtë qark. Përfaqësuesit ligjor të opozitës kanë paraqitur prova që tregojnë për një masakër elektorale dhe përfshirje të gjithë institucioneve shtetërore në manipulim. PD dhe LSI kanë sjellë fakte konkrete për manipulimet, duke nisur që me vendimin për bllokimin e hyrjes së emigrantëve e deri të pagesat në dorë për blerje vote. Një fakt i ri ishte se megjithëse qytetarët shqiptarë u ndaluan që të hyjnë nga Greqia dhe duhet të karantinoheshin për 15 ditë, rreth 500 komisionerë të PS në këtë qark janë lejuar të hyjnë dhe të bëhen pjesë e procesit zgjedhor. Ndërkohë Vetëvendosje paraqiti pamjet filmike që tregojnë sesi votat e vlefshme shpalleshin të pavlefshme nga komisionerët. PD dhe LSI kërkuan që KAS të merrte prova shtesë nga institucionet e shtetit për personat me precedentë penalë që kanë qenë në fushatën e PS, si dhe të kërkohej verifikimi i votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas opozitës, numrat e votuesve që kanë marrë pjesë dhe shenjat e tyre të gishtërinjve nuk përputhen me dokumentet e gjetura në procesverbale. KAS rrëzoi kërkesën e Vetëvendosjes dhe nuk mori vendim që të mos pranohen prova të reja për masakrën e zgjedhjeve në Gjirokastër. Vendimi edhe pse jo final për Gjirokastrën, praktikisht synon të rrëzojë dhe ankesat e opozitës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Vendimi për Gjirokastrën i marrë dje nga KAS dëshmon se nga një institucion që u krijua për paanshmëri lidhur me zgjedhjet, reforma zgjedhore ka prodhuar një tjetër strukturë politike që vendos mbi baza të interesave të partisë. KAS përbëhet nga 5 anëtarë me të drejtë vote dhe funksionon si një gjykatë. Anëtarët e saj janë; Koli Bele, Ilir Rusmali, Elvin Lako, të propozuar nga PS dhe Elvis Çefa e Ledio Braho të propozuar nga PD. Pavarësisht se janë juristë të spikatur, votimi i tyre në parlament dhe propozimi për këtë detyrë është bërë politikisht. Juristët që u zgjodhën si të pavarur, dje dëshmuan se janë në KAS për të mbrojtur interesat e partive dhe jo për të mbrojtur ligjin dhe interesat e qytetarëve që kanë votuar. Për opozitën, votimi anëtarëve të KAS është dhe më i hidhur, pasi Ilir Rusmali, një ish-ministër i PD, këtë herë mbron interesat e Partisë Socialiste, madje dhe me fortë sesa vetë socialistët. Me refuzimin për të marrë prova të tjera që dëshmojnë masakrën elektorale, anëtarët e PS në KAS treguan se cili do të jetë fati i gjithë ankimimeve të opozitës. Çdo votim, për pavlefshmëri, përsëritje zgjedhjesh dhe deri për korrigjim të tabelave të rezultateve nuk do të interpretohet sipas ligjit, por sipas emocioneve politike të shumicës së anëtarëve të KAS. Pasi jep vendimet KAS, opozitë mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, institucioni final që vlerëson parregullsitë e një çështje zgjedhore. Anëtarët e Kolegjit janë të gjithë juristë që kanë kaluar vettingun, por ky fakt nuk i bënë ata domosdoshmërishtë të paanshëm.

 

Analistët mendojnë se edhe Kolegji Zgjedhor do diktohet nga qeveria

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...