Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

Tuesday, 18 May 2021 13:45

 

Kandidati i LSI (i pari në listën e partisë për qarkun e Beratit), Ardit Çela, ka publikuar ditën e sotme fakte skandaloze të manipulimit të votave të dala nga hapja e kutive që u krye në KAS.

“Perla e radhës nga QV 3445. Kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakrën e procesit. Në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra!
Në procesverbalin e mbylljes së votimit, raportohen 700 fletë votimi!
Ndërkohë që raportohen 310 votues, dhe fletë votimi 314.
A keni akoma dyshime?!”, denoncon Çela.

 
KAS ka njoftua se ditën e nesërme do të vendosë se çfarë do të bëjë me gjetjet dhe procesin pas hapjes së disa kutive për Beratin dhe Gjirokastër.

 

Më herët edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një prononcim për mediat nga selia e partisë, kërkoi nga KAS jo vetëm ndryshim të rezultatit por edhe përgjegjësi ligjore.

 

“Fakte të reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht! Berati dhe Gjirokastra dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes, që ka qenë e tillë në gjithë territorin. Dokumente të reja asgjësojnë plotësisht dhe rrëzojnë tërësisht 25 prillin. Votime me dhjetëra herë nga një person në Gjirokastër dhe në Berat. Në Berat në Q.V 3446, mungon raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi sesa votues të pretenduar. KAS është ballë për përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtësia e çon vetë KAS përpara drejtësisë”, deklaroi Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...