Berisha: Hakmarrje politike, Blinken dhe Kim nuk kanë asnjë provë

E Enjte, 05 August 2021 12:29

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se vendimi kundër tij nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken nuk është bazuar në prova.

Ai tha se kjo është një hakmarrje politike për denoncimet që ka bërë ai për situatën politike në vend, për manipulimet zgjedhore, për depërtimin e krimit në politikë, por mbi të gjitha për denoncimin kundër fondacionit të Soros.

 

LEXO EDHE:
Rama me pushime, Maqedonia shpall gjendjen e krizës nga zjarret
Berisha tha se ky fondacion ka marrë nën kontroll OJQ-të në vend dhe tanimë ka vendosur nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë.

 

 

Berisha tha se hakmarrja politike ndaj tij ka ardhur edhe për shkak të denoncimit të nismës për ndryshimin e kufijve.

 

“Mungesa e plotë e transparencës në këtë vendim tregon se është kryekëput politik. Ai po përdoret si armë ndaj kundërshtarit të qeverisë më të korruptuar të Europës,” tha Berisha.

Duke komentuar thirrjet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, Berisha tha: “Për mosfutjen time në parlament nuk ka asnjë provë, përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha. Shpreh besimin tim të plotë te barazia e gjykatës. Në këtë planet nuk ekziston asnjë institucion që disponon një provë, fakt apo dokument kundër Sali Berishës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...