DASH: Qëndrimi i SHBA-së do të përcaktohet nga sjellja e talibanëve

Tuesday, 17 August 2021 14:38

 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, deklaron se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj qeverive që pritet të krijohen në Afganistan do të jetë i lidhur me veprimet e qeverisë dhe talebanëve.

Duke bërë të ditur se SHBA-ja është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, Price tha se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka pasur biseda telefonike me shumë ministra të Jashtëm, përfshirë edhe homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas pyetjes nëse do të vazhdojë apo jo SHBA të njohë presidentin Ashraf Ghani që u largua nga vendi, Price theksoi se nuk ka dorëzim normal në qeverinë e vendit dhe se SHBA po punon bashkë me komunitetin ndërkombëtar se cili do të njihet si lider i Afganistanit.

“Vazhdojmë të bisedojmë me përfaqësuesit e talebanëve në Doha. Edhe ushtria e SHBA-së ka ndërtuar komunikim me talebanët në terren, në Kabul. Qëndrimet tona përballë qeverive të ardhshme në Afganistan do të jenë të lidhura me veprimet e asaj qeverie, me veprimet e talebanëve”, tha Price duke nënvizuar se SHBA nuk do të punojnë me një qeveri që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...