‘Asgjë e re nga fronti i lindjes’/ Kryemadhi i përgjigjet Bashës për ‘Trekëndëshin e Bermudës’

Saturday, 30 October 2021 18:51

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës, i cili e cilësoi presidenti Ilir Meta pjesë e trekëndëshit të Bermudës, duke e grupuar me Berishën dhe Ramën.

Nga SHBA në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi u shpreh me ironi se për të kjo deklaratë është ‘asgjë e re nga fronti i lindjes’.

Ndryshe nga prononcimet e mëhershme, Kryemadhi theksoi se djegien e mandateve nga ana e opozitës, ajo e cilësoi një lojë të rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave.

 

Kryemadhi: Djegia e mandateve ishte një lojë e rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërngulejn në masë të të rinjve dhe të rejave. Duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme, është t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave.

 

Gjithashtu kryetarja e LSI komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve, që do të kthehet në krye të kësaj partie në përfundim të mandatit të kreut të shtetit, duke theksuar se kushdo është i mirëpritur për t’u kthyer në LSI, për të kontribuar në forcimin e demokracisë.

Kryemadhi: Nuk mund të them sa i përket kësaj gjëje. Di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë.

Gjatë intervistës në VOA, Kryemadhi foli edhe për rolin e LSI, sot e cila ka një numër të vogël deputetësh në parlament dhe pa grup parlamentar.

Kryemadhi: Sot një nga problematikat më të mëdha që ka jeta politike shqiptare nga zbatimi i rregullores në parlament është në udhëkryq të jashtëzakonshëm. Roli i LSI nga një mekanizëm kontrollues që mbante balancë mes dy ekstremeve të mëdha, tashmë ky mekanizëm që ruante balancë qoftë për reformën në drejtësi, apo edhe në 8 ligjet e saj.

Sot jemi në një aspekt komplet tjetër ku flasim me tallje me qytetarët shqiptarë. Kryeministri flet për ujin e pijshëm. LSI e sheh veten duke vazhduar misionin e saj. Kauza e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, ajo që dua të them që LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova padinë e tretë për inceneratorin e Fierit. Kemi denoncime të tjera

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...