Berisha tregon të vërtetën: Ja si ia dhashë fitoren Bashës në Tiranë

Tuesday, 16 November 2021 17:59

 

Nga Foltorja e Fushë-Krujës, lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj komenteve të Lulzim Bashës se ai fitoi zgjedhjet në Tiranë në vitin 2011 pasi nuk kishte në fushatë Berishën.

Ish-kryeministri tha se kjo jo vetëm nuk është e vërtetë, por shtoi se fitorja erdhi përkundër dëshirës së Bashës dhe ambasadëds së SHBA.

“Do ju tregoj një gjë, sepse në një intervistë të tij, deklaron ish-kryetari se unë fitova Bashkinë e Tiranës pasi e përjashtova Sali Berishën nga fushata. E vërtetë kjo aq sa është e vërtetë që ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Por unë do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Nuk po merrem me faktin se absolutisht ccdo natë, dhe janë të gjitha kronikat, por përvecc mundimit që bënim në fushatë, ccdo natë kthehesha me ish-kryetarin e partisë për fushatë. U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Më njoftojnë zyrtarët tanë se në kutitë e votimit janë vota të keqvendosura. Këto quhen në Kodin Zgjedhor të Venecias si vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhet e vlefshme. Unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre. Tani vjen pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan në fushatë, shumë i mirë, më troket dhe më thotë se te Rruga e Elbasanit ka një shqetësim për këtë që po bëjmë. Druhem shumë se do bëjnë deklaratë, më thotë. Miku im, i them unë, po numërohet ccdo votë në përputhje me dy kodet më të rëndësishme zgjedhore në botë. Këto janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës, janë të ftuar të prekin dhe të shohin ccdo votë. Votë kujt nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu.

 

Unë po të flas në emër të zotit Basha, më thotë ai. “I them thuaj zotit Basha se nuk po e bëj për të, por po e bëj për demokratët shqiptarë,” i them. Kjo bisedë është bërë me dëshmitarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit cc’është e vërteta. Pas asaj fitoreje ai nuk pa më asnjë fitore elektorale dhe vetëm humbje.

Edhe në vitin 2015, këshilltari më erdhi sërish e më tha se Basha del përtokë dhe nuk mund të kandidojë sërish. I kam thënë se ai nuk del në mbrojtje të interesave të demokratëve,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...