Berisha falënderon delegatët e Malësisë së Gjakovës: Firmat tuaja historike! Në 11 dhjetor bëhemi opozitë e vërtetë

E mërkurë, 01 December 2021 17:25

 

Nga foltorja e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka premtuar se pas 11 dhjetorit PD do kthehet në një opozitë të vërtetë dhe do garantojë qëndrimet e saj.

Berisha falënderoi nga zemra kryerarin e degës dhe deputetët e Malësisë së Gjakovës, për firmat historike të delegatëve në rithemelimin e PD.

Berisha: Jemi në prag të një momenti të rëndësishëm dhe ngjarje historike të pashembullt në histroinë e një vendi, të rithemelimit të PD, firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Rithemili i pluralizmi sepse pa PD dhe opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Zoti kryetar dhe zoti deputet ju falënderoi nga thellësia e zemrës se për delegatët dhe delegatët e Rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike. Firmosën për rithemelimin madhështor të PD. E para që do realizoj do jemi të vërtetë dhe do jemi opozitarë të vërtetë. Rasti i vitit 1997 kur ne humbëm dhe njerëzit u larguan në masë. Ato ditë një grusht njerëzish vinin në PD dhe unë dilja dhe flisja sikur të ishin 5 mijë vetë. E kisha detyrim ndaj tyre. Ishim të vendosur të ngriheshim aty ku ndoheshim. Dhe shumë shpejtë u ngritëm në lartësinë që na takonte. Një ambasador i dashuruar të pakufishme për PS dhe shkruante se tonin e jetës në Shqipëri ja jep opozita. Nano çmendej dhe i thoshte përse e thua këtë. Dhe ai i thoshte se kjo është e vëtetë, pra ne ishim të vërtetë. Dhe në 11 dhjetor ne do jemi të vërtetë

Modifikuar më E Enjte, 02 December 2021 10:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...