Pakti i detit me Greqinë’/ Meta akuza direkte Bashës: Bëri dopio lojë, anashkaloi kryeministrin...

E Enjte, 02 December 2021 22:31

 

Presidenti Ilir Meta ka hapur “dosjet e vjetra” kundër Lulzim Bashës të cilin mbrëmjen e sotme e akuzoi për paktin e detit me Greqinë që firmosi në prill të vitit 2009, që më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në ‘Log’, Meta tha se Lulzim Basha asokohe kur ishte ministër i Jashtëm bëri lojë të dyfishtë, duke shmangur edhe kryeministrin.

Meta: Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar.

Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër…Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ilir Meta me një gjuhë të koduar e kërcënoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Meta: Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen se këtu ka ca gjëra nuk është kaq e thjeshtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...