Berisha: Kancelarja Merkel, avokatja e interesave të vendeve të Ballkanit

Premte, 03 December 2021 15:07

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur Kancelaren Angela Merkel, në mbyllje të karrierës së saj në Gjermani.

Me një mesazh në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se ‘Merkel me Nismën e Berlinit ishte një avokate e interesave dhe aspiratave Europiane të popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor’.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Mirënjohje të thellë!

Miq, sot Anxhela Merkel, gruaja më e shquar e kombit të saj në të gjitha kohërat dhe njëra nga kancelaret më të suksesshme në historinë e Gjermanisë, i dorëzoi pas 4 mandatesh detyrën kancelarit të ri Olaf Scholz. Nën drejtimin e saj të mençur Gjermania vetishëm mori udhëheqjen politike të Europës, Bashkimit Europian.

Ajo me vendosmëri, urtësi dhe mençuri shpëtoi disa vende të BE nga kriza e rëndë financiare dhe parandaloi përshkallëzime konfliktesh në kontinentin tonë. Zonja Merkel me Nismën e Berlinit ishte një avokate e interesave dhe aspiratave Europiane të popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këto aspirata nuk njohën përparimin e duhur për shkak të klikave të gangsterëve në pushtet Beograd-Tiranë, Vuçiç-Rama, të cilët për të ruajtur pushtetin e tyre, zhbënë standardet europiane dhe bene gjithçka si të papërgjegjshme të zëvendësojnë në funksion të serbomadhisë procesin e Berlinit me aleancën trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Sot mbarë shqiptarët duhet ti jenë thellësisht mirënjohes kancelares Merkel për ndihmën tejet të çmuar ekonomike, financiare e të gjithanshme që ajo dhe vendi i saj i madh i kanë dhënë në këto 16 vite Shqipërisë dhe Kosovës, por në veçanti për qëndrimin e saj të prerë e vizionar kundër ndarjes dhe copëtimit të Kosovës me të cilin ajo shmangu ndezjen e një konflikti të ri në rajonin tonë.

Me këtë rast të dashur miq le ti urojme suksese kancelarit të ri Scholz në misionin e tij të lartë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...