'Toyota Yaris', Berisha-Bashës: Jep dorëheqje, Belgjika të ka shpallur në kërkim

Premte, 03 December 2021 17:48

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës, pas zbulimit të letërporosive të autoriteteve belge ku ai është nën ndjekje penale për 'Toyota Yaris'.

Berish tha se Basha mbahet peng nga Edi Rama për dy dosjet në ngarkim të tij atë të "Toyota Yaris" dhe "Nik Muzin".

 

"Në fillim të kësaj lëvizje ju deklarova dhe e quajta atë peng-Basha, peng-kryetari. Kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tillë ishte dhe faktet dëshmuan të njëjtën gjë. Faktet po dëshmojnë vetëm këtë. Nëse në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat të keq kryetari i dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në Foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për 'Toyota Yaris', për dosjen 'Muzin'. E garantoj se me radhë doi të dalin dosje të tjera dhe e garantoj se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të realizohet kurrë sa të jeptë PD forca më e fuqishme e vendit.

 

Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë në Parlament se do të vijnë me Toyota 5 mln euro dhe do t'i presë Taulant Balla. Deklaratë që të dukej fantazi në pamje të parë. E pyes si e bërë ti zotëri këtë deklaratë. Tha është e sigurtë që do të vijnë... Nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh operacionin, i thash, se ti futesh në vorbullën e organizatës kriminale, se kjo deklaratë është paralajmërim për ata që do të vijnë. Janë me GPS tha. Ato erdhën, por ata që i prisnin nuk dolën. Ata ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për të gjithë atë aferë dënohet vetëm një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng kryetarit. Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.

 

Kishin nisur hetimet atje dhe atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama. Këto kohë gazetarët zbulojnë dokumente autentike në të cilat Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Ka ndodhur në 2019, ka vazhduar në 2020 dhe 2021. Tani fjala është e drejtësisë belge, të cilët e kishin marrë në pyetje njëherë e kishte thënë do të flas përpara drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale. I them jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, por me dosje në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...