Zekri Picari rendit dështimet e qeverisë 'Rama': Bashkëfajtori e ka emrin Lulzim Basha

Diel, 05 December 2021 19:00

 

Një nga organizatorët e Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha në New Jersey, sipërmarrësi Zekri Picari renditi dështimet e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa akuzoi edhe Lulzim Bashën se është bashkëpunëtor që Shqipëria sot është delja e zezë e Europës dhe Botës.

Mbi 500 mijë shqiptarë, tha ai, janë larguar nga vendi për shkak të pasigurisë, papunësisë dhe politikave shtrënguese ekonomike.

"Ronald Regan dikur ka thënë: "Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg shuarjes, nuk është e mundur që t'ia kalojmë fëmijëve tanë gjenetikisht, për lirinë duhet luftuar, ajo duhet mbrojtur dhe më vonë kaluar brezave të ardhshme që ata të bëjnë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre". Këto fjalë të mençura, të qëndrueshme dhe largpamëse prej një prej presidentëve më të sukseshëm të Amerikës, duhet të na shërbejnë sot për shumë arsye. Në radhë të parë largpamësia e tij është pasqyrë dhe tregues se SHBA është një tokë e bekuar, që na jep ne hapësira pafund për të qenë të lirë, për të marrë frymë, për të qenë të suksesshëm dhe të begatë.

SHBA ka kontribuar për pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës dhe për hyrjen në NATO. SHBA ka qenë, është dhe do të jetë busulla jonë orientuese. Për fat të keq modeli i Edi Ramës nuk i është afruar aspak dhe nuk i ngjan standardeve të SHBA. Dështimet e qeverisë së Edi Ramës në 8 vitet e fundit janë pafund, por vlen për t'u përmendur diosa prej tyre. Reforma Territoriale që i dha të gjithë avantazhin qeverisë në pushtet në duart e oligarkëve. Taksa e ndershme që nuk ishte aspak e ndershme. Shëndetësia falas që ka shtuar kosto në xhepin e shqiptarëve. Kanabizimi i Shqipërisë që e ktheu vendin në dele të zezë të Europës dhe Botës.

Korrupsioni galopant që ka ngritur borxhin publik jo vetëm për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor duke i dhënë partisë në pushtet edhe më shumë fuqi. Dhunimi dhe manipunimi i zgjedhjeve i lidhur ngushtë nga kriminelë dhe banditë. Politika shtrënguese ekonomike që kanë detyruar popullin shqiptarë të marrin rrugët e botës. Kjo e fundit është tregues i qartë që flet qartë për atë efekt negativ që kanë sjellë politikat e Edi Ramës. Janë 500 mijë shqiptarë që kanë ikur në perëndim dhe SHBA. Ne ikëm sepse shteti shqiptar kurrë nuk i vlerësoi përpjekjet tona. Ikëm se nuk kishim siguri. Ikëm për kafshatën e gojës. Ikëm për t'i shpëtuar krimit dhe pasigurisë. Ikëm për të fituar lirinë. Kjo politikë e tillë sigurisht që ka një bashkëfajtor, ai e ka emrin Lulzim Basha.

Ka qenë paaftësia e tij djallëzore ose një paaftësi e kamufluar, që Shqipëria të përfundonte shumë larg modelit të Amerikës që ne shqiptaro-amerikanët aspirojmë. Ai është bashkëfajtor në të gjitha dështimet e lartpërmendura. Ai është bashkëfajtor jo vetëm për atë që i ka ndodhur të djathtës shqiptare por edhe për atë që i ka ndodhur Shqipërisë dhe bashkëkombësve tanë. Për këtë arsye ne mbështesim 'Foltoren'.

Propozimet tona janë; përfaqësim të Diasporës amerikane me 10%. Përfshirja e shqiptaro-amerikanëve më zhvillimin ekonomik të Shqipërisë; Krijimi i një forumi demokratik shqiptaro-amerikan e parashikuar në statut dhe e përfshirë në strukturat e partisë", tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...