Berisha: Yuri Kim sillet si sekretare ideologjike e PS, përfaqëson interesat e Soros

Diel, 05 December 2021 20:05

 

Gjatë 'Foltores' së New Jersey me shqiptarët e Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha komento edhe qëndrimin e Yuri Kim.

Berisha tha se ambasadorja e SHBA në Tiranë sillet sekretare ideologjike e PS, ndërsa shtoi se ajo përfaqëson George Soros dhe interesat e tij.

 

Për liderin historik të PD dy janë momentet e papranueshme, kur ambasadorja përshëndeti zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkesa për censurë mediatike ndaj 'Foltores'.

"Dy fjalë zonjës ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranushme. Përgëzimi që iu bëri zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë nga SHBA. Dhe së dyti, thirrja që iu bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës, për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës Amerikane e cila garanton lirinë e shprehjes dhe të fjalës. Këto momente jo që nuk janë amerikanë, nuk përfaqësojnë SHBA-në, por mbretërinë e censurës dhe George Sorosin e interesat e tij. Megjithatë, unë jam i bindur se PD në pushtet do të ndërtojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...