Berisha: Basha pushon së qeni kryetar i PD në datën 11 dhjetor

E Enjte, 09 December 2021 22:04

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një lidhje direkte për 'Opinion' se Lulzim Basha do të shkarkohet nga kryetar i PD nga Kuvendi Kombëtar në 11 dhjetor.

I pyetur se çfarë do të bëjë Berisha nëse Lulzim Basha nuk i njeh vendimet e 11 dhjetorit, Berisha tha se ata që vendosin janë 5100 delegatët që kanë firmosur për Kuvendin.

 

Berisha tha gjithashtu se pas 4 humbjeve të Lulzim Bashës, ai kishte vendosur të niste lëvizjen brenda PD, edhe nëse nuk do të ishte përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

 

 

Blendi Fevziu: Po nëse Lulzim Basha nuk njeh vendimet?
Sali Berisha: Lulzim Basha pushon së qeni kryetar i PD pas votimit të Kuvendit Kombëtar, në datën 11 dhjetor. Veprimet e ligjshme statutore të PD për rivendosjen e pluralizmit dhe opozitës së vërtetë në Shqipëri nuk mund t'i injorojë askush. Të gjithë delegatët në formularin që kanë firmosur kanë patur të paraqitur edhe qëndrimin ndaj Lulzim Bashës. Pra, shkarkimi i tij është firmosur nga 5 mijë e 100 delegatë. Nëse ky Kuvend mbahet në stadium, kjo sepse në mënyrën më absurde Lulzim Basha zmadhoi Kuvendin në 7 herë më të madh se sa Kuvendin e CDU-së gjermane dhe po kaq herë më të madh se Kuvendin e Partisë Popullore të Kinës. Ne detyrohemi të mblidhemi në stadium për hir të transparencës. Dhe një problem i dytë është COVID. Salla e Kongreseve ze 2200 vetë dhe nëse ulemi një po, një jo, aty nuk merr më shumë se 1100 delegatë. Kuvendet që ka bërë Lulzim Basha në atë sallë kanë qenë fiktive.

 

Çfarë do të bëni nëse shkarkoni Lulzim Bashën dhe Lulzim Basha nuk e njeh vendimin? PD me dy parti?
Ne nuk përjashtojmë njeri nga PD. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, drejtusve, të bashkohen me shumicën dhe të mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm në historinë e pluralizimit shqiptar, një akti-Kuvendi. Nëse Basha donte të thërriste Kuvendin e bënte atëherë kur unë e kërkova. Ai mori një vendim në shkelje flagrante të statutit. Mqs ishte akt kryetari dhe mqs vetëm Kuvendi mund të trajtonte kryetarin, i kërkova mbledhjen e Kuvendit. Nëse do ishte e Këshillit Kombëtar, nuk do të mund të reagoja. A do rrinte Sali Berisha duarkryq pas 4 humbjeve të Lulzim Bashës? Absolutisht jo.

Do të ishit thyer me Lulzim Bashën edhe nëse nuk do t'ju largonte nga Grupi Parlamentar?
Absolutisht po. Do bëja gjithçka për largimin e tij. Ka një normë, humbi 4 zgjedhje, nuk mund të qëndrosh më në atë detyrë. Në 25 prill vetëm 19% e zgjedhësve kanë votuar për Lulzim bashën, 81% kanë votuar për PD.

Pasditen e 11 dhjetorit, mëngfjesin e 19 dhjetorit, çfarë do të ndodhë?
PD do të jetë një parti e rithemeluar.

Në rrugë, në zyra me qira?
Selia është e PD, nuk është pronë private e Lulzim Bashës. Nuk është shtëpia e tij. PD do të jetë e rithemeluar, me një statut...

Mund të përfundoni në gjykatë?
Ai le të bëjë ç'të dojë. Shumica do anulojë çdo vendim të tij të kohëve të fundit. Do të krijojë një komision të përkohshëm i cili do të vijojë punën deri në kompletimin e rithemelimit të PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...