Çfarë do të ndodhë në Kuvendin e 11 Dhjetorit? Deputetja Vokshi jep detaje: Nga Air Albania në PD

Premte, 10 December 2021 14:46

 

Për të folur dhe për të treguar më shumë detaje në lidhej me ‘Foltoren ‘ e 11 dhjetorit ku 5000 delegatë të Partisë Demokratike kanë nënshkruar praninë e tyre ishte e ftuar në emisionin e mëngjësit 'Kafe shqeto' deputetja e kësaj partie Albana Vokshi.

Si fillim deputetja Vokshi u pyet nga moderatorët në lidhje me vizitën e Gabriel Escobarit ditën e djeshme në Tiranë, për të cilën u shpreh

 

‘’Nuk besoj se do të kishte ndonjë ndikim në cilin do rast. Ishte një vizitë rajonale para se të vinte në Tiranë z. Eskobar ka ndaluar dhe në Shkup për më tepër se dje ishte dhe Dita Ndërkombëtare e luftës ndaj korrupsionit, pra kishte një ngjarje ndërkombëtare për të folur me aleatin tonë më të madh amerikën për luftën ndaj korrupsionit që ka qënë objektivi i qeverisë dhe në kohën që qeverisej nga PD dhe hapa të mëdha janë bërë në këtë drejtim në tetë vjeçarin e kryesuar nga Partia Demokratike me kryeministër z. Sali Berisha. Opozita ka takuar përfshirë edhe z. Basha kanë takuar vazhdimisht zyrtar të lartë mund të përmendim këtu, e mbani mend dhe foto me Trumpin , apo kanë takuar Palmerin. Por demokratët në fund të fundit nuk është se kanë përfituar ndonjë gjë direkte nga këto takime. Në fund të fundit këto lloj takime nuk është se sjellin vota, apo jo? Vizitat nuk janë përkthyer në vota reale ndaj puna siç ka qënë para vizitës së Escobarit po vazhdon për tu konkluduar nesër në orën dhjetë me Kuvendin më të madh ndonjëherë, me Kuvendin historik të Partisë Demokratike në Air Albania’’

Ndërsa pyetjes se si ajo i ka përjetuar këto tetë vite në Partinë Demokratike, znj. Vokshi tha:

'Unë kam qënë pjesmarrëse të diskutimeve ose të mbledhjeve të grupit parlamantar . Mund t’ju konfirmoj që duke filluar që nga futja në çadër i cili ishte një vendim i marrrë pa transparencë , apo dalja nga çadra, apo lënia e mandateve, pavarësisht se është bërë një diskutim i gjatë në grupin parlamentar, por ishte marrë vendimarrja nga z.Basha ditë më parë ishte lançuar në media. Dhe si kryetar i Partisë Demokratike ai i kishte marë vendimin që do liheshin mandatet dhe mbasi e ka bërë fakt të kryer më tej është mbledhur grupi parlamentar në të cilin dua t’ju informojë edhe njëherë që grupi parlamentar ka qënë uniform për lënien ne mandateve përveç z.Berisha i cili theksoi me shqetësimin më të madh se nëse merret kjo masë ekstreme, lënia e mandateve ka ndodhur vetëm njeherë në Itali në vitin 1923 nga opozita italiane , ndaj tha se që duhet të sigurohemi që nëse merret ky vendim ekstrem duhe të vazhdohet me protesta dhe me aksione të forta opozitare. Por gjithësesi ishte marrë vendimi para se të shkonim të bënim mbledhje në grupin parlamentar. Po ashtu dhe për mospjesmarrjen në pushtetin lokal e kështu me radhë nuk ka pasur transparencë në vendimmarrje, nuk ka pasur koligjialitet në vendimmarrje, shpesh herë janë bërë thjesht fakte të kryera, pasojat e të cilave ne tashmë po i shohim. Dalja nga parlamenti ka rezultuar që ishte një nga vendimet më të këqia të opozitës sepse doli jashtë çdo institucioni, apo mospjesmarrja në zgjedhjet lokale, pra janë vendime të cilat jo ne që jemi në kryesi apo në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, por demokratët e thjeshtë ato që na kanë mbështetur që në krijimin e Partisë Demokratike deri më sot kanë më shumë se tetë vite tashmë që i vuajnë .

Znj. Vokshi iu përgjigj dhe pyetjes në lidhje me mediat të cilat janë pro Edi Ramës por që së fundmi kanë dalë në mbrotje të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, duke u shprehur ndër të tjera se për këto media e rëndësishme është të mos kenë një opozitë të fortë.

‘Ishte e pritshme. Unë personalisht nuk kam asnjë çudi që mbështetet nga të gjithë analistët apo mediat që mbështesin kryeministrin Rama apo të majtët. Për këta analistë apo gazetar apo media të cilat i shërbejnë Edi Ramës e rëndësishme është të mos kenë një forcë politike pra një opozitë të fortë, një opozitë e cila do të çojë Partinë Demokratike në pushtet, ndaj janë bërë të gjithë bashkë edhe mesazhi shpeshherë është i rakorduar i gjithë atyrëve për të sulmuar ‘Foltoren’ për të hedhur akuza të pa baza, apo mashtrime apo fakenews kundrjet ‘Foltores’ apo mbështetësve të ‘Foltores’, por kjo nuk na prish asnjë punë , ne po vazhdojmë punën , demokratët janë të entuziazmuar. Për herë të parë pas tetë vjetësh ju është rikthyer optimizmi, është rikthyer shpresa që në datën 11 do të bëhet rithemelimi i Partisë Demokratike, ngritja e Partisë Demokratike për një Parti Demokratike më të fortë më të hapur dhe më të bashkuar' është shprehur Vokshi.

Dori: A mund të na thoni më shumë në lidhje me mënyrën se si do të organizohet ku Kuvend në datën 11. Si do të jetë axhenda dhe çfarë pritet të dalë në fund të tij?

Vokshi: Do të jetë Kuvendi i demokratëve. Janë vetë anëtarët delegatët e Kuvendit Kombëtar të cilët kanë kërkuar tashmë kanë shkuar mbi 5000 numri i atyre që kanë firmosur por tashmë do të vijnë dhe shumë prej tyre që nuk kanë firmosur . Është bërë me dije që do të fillojë në orën 10 në stadiumin Air Albania. Ishte e pamundur në asnjë prej ambiente të tjera të futeshin qoftë delegatët mbi 5000 apo anëtarët, apo të ftuarit e Partisë Demokratike. Do të jenë delegatë e vendosur në një ambjentë krejt të ndarë nga pjesa tjetër e të ftuarëve. Do të ketë transparencë të plotë për numrin e delegatëve, për forumin për votimet që do bëhen atje, do të ketë votime shumë të rëndësishme të cilët do të ndërmerren nga vetë antarësia dhe së fundmi do të jetë më tej një hapësirë e lirë për çdo demokrat që do të dojë të marrë pjesë.

 

Z. Basha është në pikën më të ulët të mbështetjes brenda Partisë Demokratike. Përderida demokracia është votë ,unë e kam ftuar dhe e ftoj dhe njëherë z.Basha të vijë nesër në Kuvendin e thirrur nga delegatët. Le të përballet me votën e demokratëve. Demokracia është 50+1. Nëse z. Basha nuk e ka më këtë mbështetje 50+1 atëherë z.Basha duhet të ikë në shtëpi, ta lëshoj karrigen. Dhe mëqënëse më pyetët pak më parë nga Air Albania në Partinë Demokratike? Po në PD sepse do të jetë anëtarsia që do të vendosi. Është anëtarsia që ka marrë në dorë fatet e Partisë Demokratike. Është anëtarsia që do të votojë nesër ndryshimet statutore. Çdo gjë është bërë e bazuar në statut , çdo gjë do të bëhet e bazuar në statut dhe z. Basha do të jetë i detyruar që t'i bindet vullnetit të demokratëve.

Flavio: A është ky vullnet dhe në grupin parlamentar 50+1apo mendoni se do të keni një vështërsi me grupin parlamentar sigurisht të dalë nga lista Basha.

Vokshi: Nuk kemi asnjë vështirësi. Unë si kryetare e Lidhjes Demokratike të gruas sigurisht ndjek vullnetin, dëshirën e mbi 50 përqind të delegatëve të Lidhjes Demokratike të gruas si dhe do të jem prezent nesër në Kuvend. Nuk arrij t’i kuptoj ato kryetar apo kryetare apo dhe ato deputet që kanë marrë votat e demokratëve dhe sot janë pa demokratët, pa mbështetësit e tyre. Nuk i kuptoj dot ato kryetar që kanë 70, 80, 90% të anëtarsisë që kanë shkuar në 'Foltore' apo që kanë firmosur për të ardhur në Kuvendin e 11dhjetorit dhe nuk i ndjekin ato, pra nuk arrij t’i kuptoj këta deputet. Çfarë përfaqëson ky deputet në qoftëse nuk përfaqëson dëshirën dhe vullnetin e demokratëve të cilët kanë punuar, kanë bërë fushatën, janë përballur me krimin, janë përballur me bandat, janë përballur me shantazhet, kanë dalë nga puna nuk e kanë marrë ndihmën ekonomike, pra ku janë këta deputetë që kërkonin votat më përpara dhe ju premtonin qytetarëve që do ishin me ata në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Por ka shpresë nesër do të rilindë, do të kemi një Parti Demokratike që në bazë të statutit të ri do ta forcojë vendimarrjen, vendimarrje reale jo atë virtual të Lulzim Bashës. Do të jenë anëtarët e Partisë Demokratike që do të vendosin më tej për drejtuesit e tyre qoftë lokal por qoftë dhe qëndror

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...