Deputeti Lulzim Basha, mbledh një grup deputetësh të PD: Lufta tani fillon!

Hënë, 13 December 2021 11:38

 

Deputeti, Lulzim Basha, ka mbledhur mbrëmë afër mesnatës një pjesë nga grupin parlamentar i Partisë Demokratike dhe u ka dhënë porositë, për mënyrën se si do sillen gjatë senacave parlametare gjatë kësaj jave, por edhe për përgatitjet e Anti- Kuvendin të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike, tashmë e shkarkuar.

“Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor”, kanë raportua burimet brenda selisë.

Mësohet se Basha ashtu siç ka deklaruar dhjetëra herë në këto 8 vite si dhe pas humbjes së 25 prillit, ju ka thënë deputetëve se “lufta tani fillon” dhe e ka quajtur 18 dhjetorin, "një ditë vendimtare për të ardhmen e PD".

Deputeti Basha shpalli gjithashtu,se do të prezantojë para të gjithë shqiptarëve modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike.

Gjithashtu ai paralajmëron se do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...